Kam qene brezi i fundit me sistemin 8-vecar te arsimit baze, brezi i fundit me gjimnaz 4-vjecar (5-vjecar per shkollat profesionale) dhe brezi i fundit qe kam mbyllur Bachelor-in (2015) me ligjin e vjeter te arsimit te larte. Kam qene brezi i fundit qe mund te pretendojme se jemi arsimuar deri diku. Po pastaj? Pastaj nisen eksperimentet me nxenesit dhe studentet. Arsimi parauniversitar u kthye ne sistmin 9+3 dhe maturantet prej 8 vitesh jane kthyer ne kavje te eksperimenteve antiarsimore. Qellimi eshte i qarte: shkaterro arsimin dhe ke shkaterruar te ardhmen e nje kombi. E atyre, qe bejne eksperimente, ju leverdis nje komb pa te ardhme ose me te ardhme te manipulueshme si te ishte plasteline jocilesore.
Por c’ka ndodhur keto 8 vite? A kane reaguar nxenesit per percudnimin e arsimit parauniversitar? Thuajse aspak. Por, ja, reaguan tani, me arsyen qe provimi i Letersise ishte i veshtire. Fajtor per kete ishte Turi. Por Turi (jo si personazh provimi, por si fenomen), eshte thjesht nje nga shume produktet qe ka prodhuar sistemi i deformuar arsimor. Turi i pyetjes se provimit eshte shqetesimi me i vogel. Ne opinionin tim testi nuk ishte i pakonceptueshem, por ta marrim te mireqene se ishte i tille. Cfare do te ndodhte nese testimi do ishte shumei lehte? Do shqepeshit me 10-ta e do ishit te kenaqur, pra s’do protestonit. Por a do ishin me te pakta problemet ne arsim, nese testi do ishte me i lehte? Aspak, problemet e arsimit s’kane lidhje aspak me menyren e hartimit te nje testi. Per me teper, do vije nje moment qe do ta kuptoni qe Turi personazhi s’do kete asnje ndikim ne jeten tuaj, ndersa Turi fenomeni do tju ndjeke gjithe jetes. E nese luftoni me personazhin dhe e ktheni ne kauze, duke anashkalluar fenomenin, do jeni keq e me keq cdo vit pasues. Maturantet dhe krejt parauniversitaret duhet te mesojne dicka: nuk luftohet kurre ndaj pasojes por ndaj shkakut. Po cfaj kane ata qe nuk e dine, kur me pasojen kemi luftuar ne studentet ne 2018, me pasojen lufton opozita prej disa vitesh, me pasojen luftuan banoret e Astirit dhe te Bregut te Lumit, madje me pasojen luftuan dhe nje pjese e mire dqendrestareve te Teatrit.
E ndersa kacafytemi me pasojen, duke harruar shkakun, produktet e eksperimentit sa vijne e shtohen. Produkte te ketij eksperimenti jane vetem maturantet, madje ata jane produkti me i rendesishem. Me vjen keq ta them, por ne te shumten e rasteve jane produkt skarco. Maturante qe s’dine te shkruajne shqipen letrare. E ky produkt hidhet ne procesin e dyte te prodhimit qe jane fakultetet, e aty Turi fenomeni merr vertet forme. Merr ate formen qe eksperimentuesit synojne ne te vertete. Turi kthehet ne nje student kafenesh, pa deshireper te studiuar, per te punuar. Dhe jo nuk eshte faji i Turit, fundja ai thjesht nje personazh ishte ne fillim. Ky eshte faji i te gjitheve, i njerezve, i sistemit, i kultures se vendit.
Dhe ne do vazhdojme te merremi me Turin personazh, do ta bejme kauze, do ta bejme hero, mund ta bejme dhe George Floyd shqiptar, por s’do zgjidhim asnje problem te arsimit. Nuk do zgjidhim asnje problem as nese lincojme duke ofenduar drejtuesit e Arsimit. Dhe pse mund ta meritojne, kjo nuk zgjidh asgje. Ne duhet te dime te dallojme titullarin nga institucioni. Problemi buron nga sistemi i perfaqesuar nga institucioni dhe jo nga perfaqesuesi i institucioni. Ne hoqem Linditen e ju sollem Besen, ju do hiqni Besen e pale kush do vije. Kjo nuk sjell asnje ndryshim. Madje nje dite mund te kemi minister arsimi Turin (ne fakt e kemi). Po ne Turin e kemi patur perdite ne master, ku nuk beme as 40% te programit dhe ne provime na kerkohej te memorizonim. Nderkohe qe ne mbrojtjen e diplomave na kerkohet te bejme shkence te mirefillte,pedagoget nga ana tjeter me tituj e grada te larta, nuk servirin as materiale per leksione. Ja ky eshte Turi ne arsimin e larte psh.
Po sikur fenomeni Turi te ishte vec ne arsim do kishim shpetuar, por do ta gjeni dhe ne jeten e perditshme dhe ne pune. Ju qe luftoni ndaj Turit personazh, nje dite do te punoni per Turin fenomen.
Turi nuk ka faj ai eshte thjesht nje personazh, nje produkt i dobet i fenomenit me te njejtin emer, produkt i te cilit jemi dhe vete ne.
Guxoni dhe luftoni nje fenomen qe synon t’i shkule kolonen kurrizore shoqerise.