InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Paturpësisht Kodheliane/ Nga Elona Caslli

4 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Paturpësisht Kodheliane/ Nga Elona Caslli

U përpoqa gjatë të gjeja një mbiemër cilësor për të përshkruar qëndrimin e deputetes Mimi Kodheli, lidhur me ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik disa ditë më parë. Çdo mbiemër i gjuhës shqipe më dukej i pamjaftueshëm në kuptim, për të përshkruar qëndrimin e deputetes në fjalë. Atëherë u dorëzova dhe vendosa ta quaja këtë qëndrim, veçse një qëndrim të paturpshëm Kodhelian.

Paturpësia Kodheliane do të na servirte një standard primitiv Kodhelian për të përcaktuar aftësinë dhe përkushtimin e një mësueseje gjatë procesit të mësimdhënies. Ky standard gjykimi do të kishte të bënte me praninë apo mungesën e një burri në jetën e një mësueseje.

Kodheli do të na e prezantonte këtë standard gjykimi duke u rikthyer pas në kohë dhe duke kujtuar periudhën kur ajo ishte nxënëse. Në ligjëratë të drejtë Kodheli do të shprehej-Dikur zyshat tona ishin pa burrë.

Me pak fjalë, paturpësia Kodheliane, e redukton ngjarjen tragjike të përdhunimit të shumëfishtë të një të miture, tek mungesa apo prania e burrit tek jeta e një mësueseje.

Sipas terminologjisë Kodheliane, kuptojmë se nëse zysha është pa burrë, ka më shumë kohë për ta kryer siç duhet detyrën. Nëse zysha është me burrë, kjo kohë reduktohet, për shkak të shërbimeve që zysha duhet të kryejë për burrin e saj.

Pra, standardi i parë Kodhelian na vendos para dilemës- Me ose pa burrë?!

Në ligjërimin e Kodhelit ngre krye edhe një çështje tjetër. Kjo çështje lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me pamjen e jashtme të mësueses. Gjykimi i paturpshëm Kodhelian do ta trajtonte ngjyrën e flokëve, lyerjen e thonjve dhe veshjen e minifundit si kriter për të përcaktuar përkushtimin e një mësueseje gjatë procesit të mësimdhënies.

Sipas gjykimit Kodhelian një mësuese që nuk i lyen flokët dhe thonjtë dhe nuk vesh minifund është më e prirur ta kryejë detyrën siç duhet, pasi ka më shumë kohë në dispozicion.

Pra, standardi i dytë Kodhelian na vendos para dilemave- Me flokë të lyer apo të palyer? ; Thonj të lyer apo të palyer? Fund i gjatë apo fund i shkurtër?!

Ta tkurrësh përdhunimin e shumëfishtë të një të miture në dilemat e mësipërme, do të thotë të kesh as më pak e as më shumë, veçse një qëndrim të paturpshëm Kodhelian, i cili përpiqet dëshpërimisht të shmangë përgjegjësitë shtetërore dhe t’i tjetërsojë këto të fundit si përgjegjësi flokësh, minifundi apo thonjsh.

Meqënëse Kodheli është përqëndruar veçanërisht tek pamja e jashtme, e ftojmë këtë të fundit të aplikojë të njëjtin standard gjykimi edhe për deputetet në parlament.

Dhe në kontekstin e grave në parlament, i risjellim në vëmendje Kodhelit një histori të shkurtër.
Katër vite më parë një grua angleze vizitoi Shqipërinë. Gjatë vizitës së saj pati mundësinë të njihej me zhvillimet politike në Shqipëri. Në fund të vizitës e pyetën se si ishin dukur deputetet në parlament.

Ajo u përgjigj- Shquaj mes tyre shumë gra të bukura, por për fat të keq nuk arrij të dalloj mes tyre asnjë grua fisnike.

Post Scriptum- Jetojmë kohën Kodheliane.

Të Lidhura

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025
Opinion/ Kur bien maskat…!
Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025
A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025

TË FUNDIT

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën
Aktualitet

Më i votuari në Primare: Beteja nuk është me PD-në dhe demokratët, por me Edi Ramën

14 Dhjetor, 2025

Festat e fundvitit në botë/ Zakone të çuditshme dhe magjike
Lifestyle

Festat e fundvitit në botë/ Zakone të çuditshme dhe magjike

14 Dhjetor, 2025

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Show Biz

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

13 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com