InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

DEBATOJME PËR SISTEMIN ZGJEDHOR

31 Maj, 2020
in Opinione, Të ndryshme
A A
TË BËSH POLITIKË/ NGA LIRIM NEZHA

Nga Lirim NEZHA

Që në krye të këtij teksti më duhet të them që debati për lista të hapura nuk është një debat që i përket vetëm PD-së dhe të djathtës. Është një debat që i përket njëlloj të gjitha forcave politike që hyjnë në garë.

Por ajo që vërej me çudi e që më nxiti t’i shkruaj këto radhë është fakti se fushata që është iniciuar kundër listave të hapura dhe kundër ndryshimit në tërësi të sistemit zgjedhor,ku drejtpërdrejtë e ku me finesë,po bëhet vetëm nga të djathtët.Ndërkohë që kam menduar se pikërisht të djathtët do të duhej që në bllok të ishin kundër listave të mbyllura që na prodhuan një teater absurd estrade pas çastit kur PD dhe opozita vendosën braktisjen e parlamentit.

Unë nuk mendoj se të djathtës do t’i rrezikojnë rikthimin në pushtet listat e mbyllura. Me lista të hapura apo te mbyllura PD do të rikthehet në pushtet sepse niveli i keqqeverisjes ka prekur fundin dhe PD shihet si e vetmja shpresë dhe alternativë për shqiptarët. Por është detyrim i PD-së ndaj anëtarësisë dhe elektoratit të vet që të ruajë koherencën dhe të mos cedojë nga premtimet e veta.

Argumenti se nuk ka kohë të mjaftueshme për ndryshimet duket bajat nga te dyja palët e ulura në tryezë. Një argument të tillë jemi mësuar ta dëgjojmë në çdo prag zgjedhjesh. Kater vjet më parë u fol për identifikimin dhe numerimin elektronik. Dhe kater vjet nuk mjaftuan,por serish kthehemi tek i njëjti diskutim për projekt pilot. Po ashtu ne çdo prag zgjedhjesh flitet per voten e emigranteve dhe po ashtu,nuk ka kohe për ta implementuar.

Pra,duket se dikujt nuk i intereson pjesemarrja masive ne zgjedhje edhe e emigranteve dhe me shume gjasa janë të majtët që duan të ruajnë statusquonë. Atëhere opozita nuk duhet të shkojë në tryezë pa disa kushte të pa negociueshme,siç është vota e emigrantëve apo identifikimi dhe votimi elektronik. Ndërkohë që ndryshimi i sistemit po shmanget qëllimshëm nga të dyja palët në tryezë me argumentin e njohur te një kohe të dytë.

A thua nuk ishin po këta që ndërhynë në kushtetutë brenda një nate për të prodhuar shpejt e shpejt këtë sistem që kemi?!Argumentin se vjedhja e votës dhe jo sistemi është ajo që deformon vullnetin e zgjedhësve qëndron pjesërisht,por askush nuk po thotë që të mos ndërtohen mekanizma efikasë kunder deformimit të votës,gjithsesi,paralelisht duhet punuar edhe per t’i dhënë vlerë votës së gjithsecilit votues,përmes ndërhyrjes në sistem dhe sanksionimit te listave të hapura.

Pra,edhe ne,anëtarët,impatizantët apo militantët e PD-së duhet të jemi koherente dhe privatisht apo publikisht nuk mund të jemi dakord me gjithfarë piruetash. Minimalisht duhet t’i kërkojmë Lulzim Bashës atë që e ka artikuluar me forcë.Primare brenda partisë, lista të hapura dhe parlament me dy dhoma.

Dhe nuk është fare e nevojshme që ne që këmbëngulim të denigrohemi përmes postimesh të porositura e statusesh që përpiqen të na mbushin mëndjen se listat që prodhuan deputetë karagjozë si këta që na përfaqësojnë e që normalisht po votojnë ligje e do të votojnë edhe reformën zgjedhore apo atë në drejtësi,qënkërkan gjëja e duhur për demokracinë shqiptare.

Aq më pak nuk shkon argumenti se listat,te hapura apo te mbyllura,do t’i bëjë sërish kryetari,sepse nëse listat janë të hapura është zgjedhësi që vendos për renditjen e ne këto kushte edhe kryetarët bëhen më të përgjegjshëm në hartimin e tyre duke përzgjedhur me kujdes emrat përbërës të listës.

Unë mund të pranoj gjithfarë kompromisesh që do të bënin të mundur largimin nga pushteti të Ramës,por nuk shoh që këto lloj kompromisesh mes pozitës dhe opozitës,sidomos dakortësia për sistemin,të prodhojnë tjeter përpos autoritarizmit të radhës.

Të Lidhura

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025
Të ndryshme

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025
PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE
Të ndryshme

PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE

4 Dhjetor, 2025
Ese Zemre/ “Drita që lind nga dhimbja”(Dedikuar femrës me forcën e një luani, Blerina Kalthit)
Të ndryshme

Ese Zemre/ “Drita që lind nga dhimbja”(Dedikuar femrës me forcën e një luani, Blerina Kalthit)

3 Dhjetor, 2025
Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të flini më mirë gjatë gjithë natës
Të ndryshme

Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të flini më mirë gjatë gjithë natës

2 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Show Biz

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

13 Dhjetor, 2025

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund
Aktualitet

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund

13 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025

12 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 12 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 12 dhjetor 2025

12 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com