Pesë punonjëse gra kanë rezultuar pozitive me Covid-19 në një fasoneri në Krujë.
Burimet bëjnë me dije se fasoneria është mbyllur sot pas rezultimit pozitiv të testit të punonjëseve.
Deri më tani numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri ka arritur shifrën 494 ndërsa ditën e sotme u shënua edhe viktima e 25-të.