InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

8 Llogaritje të Thjeshta Matematikore që është Turp t’i Bëni me Smartfon

7 Prill, 2020
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
8 Llogaritje të Thjeshta Matematikore që është Turp t’i Bëni me Smartfon

Vendoseni makinën llogaritëse mënjanë— me këto teknika të thjeshta do të keni mundësi të zgjidhni shumicën e problemave.

Bëjeni matematikën më të thjeshtë 

Loja me numra nuk është hobi i të gjithëve – edhe pse matematika arrin ta gjejë rrugën e vet për në jetën tonë të përditshme. Për fat të mirë, këto truke të lehta për t’u mbajtur mend në matematikë do të jenë miku juaj më i mirë herën tjetër kur të ndesheni me një ekuacion të ndërlikuar dhe nuk keni një makinë llogaritëse me vete.

Gjetja e 20 përqindëshit të bakshishit

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Ju pëlqeu shërbimi gjatë ngrënies? Lërini kamarierit tuaj një bakshish prej 20 përqind me këtë truk të thjeshtë matematikor. Sipas Kate Snow, autore e serialit The Math Fact That Stick, gjithçka që duhet të bëni është të pjesëtoni shumën tuaj të faturës në pesë. Për shembull, nëse fatura juaj arrin në $85, pjesëtojeni atë me pesë dhe bakshishi juaj prej 20 përqind do të jetë 17 dollarë.

Shumëzimi i numrave dyshifrorë me 11

Shumëzimi i numrave dyshifrorë me 11 është i lehtë me këtë truk të zgjuar nga matematika.hmc.edu. Thjesht mblidhni dy shifrat së bashku dhe vendoseni shumën në mes. Për shembull, nëse jeni duke shumëzuar 25 me 11, mbidhni dy dhe pesë së bashku për të bërë shtatë, dhe vendosni shtatën midis këtyre dy numrave për të gjetur përgjigjen përfundimtare, që është 275.

Dyfishimi

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Për të dyfishuar një numër të madh, shumëzoni çdo numër individual me dy dhe mblidhini ato së bashku. Snow sugjeron të filloni nga e majta për ta bërë më të lehtë mbikqyrjen e numrave. “Për shembull, për të dyfishuar 147, filloni me qindëshet. Dyfishi i 100 është 200. Dyfishi i 40 është 80. Dyfishi i shtatës është 14. Mblidhni të gjitha (200 plus 80 plus 14) dhe ju merrni 294”, thotë Snow.

Shumëzimi i numrave që mbarojnë me zero

Edhe ekuacionet që përfshijnë numra të mëdhenj, frikësues që mbarojnë me zero mund të zgjidhen lehtësisht me këtë truk të dobishëm. Sipas education.cu-portland.edu, thjesht përjashtoni zerot nga ekuacioni dhe shtojini ato më pas.

Për shembull, nëse jeni duke shumëzuar 600 me 400, përjashtoni zerot dhe zgjidhni gjashtë herë katër, që është 24. Më pas, llogaritni numrin e përgjithshëm të zerove që ishin në ekuacionin origjinal dhe vendosni ato në numrin që keni zgjidhur për të gjeni përgjigjen tuaj përfundimtare. Meqenëse në ekuacionin origjinal kishte katër zero, përgjigjja juaj përfundimtare për këtë shembull është 240,000.

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Shumëzimi me nëntë

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Nëse nuk e keni memorizuar tabelën e shumëzimit me nëntë, mos u shqetësoni. Sipas Snow, për të shumëzuar me nëntë, thjesht shumëzoni numrin me 10 së pari, pastaj zbrisni numrin origjinal.

Për shembull, nëse duhet të shumëzoni nëntë me 23, shumëzoni 23 me 10 për të gjetur 230. Atëherë, zbritni 23 nga 230 për të gjetur përgjigjen tuaj përfundimtare e cila është 207.

Pjesëtimi me 10, 100, ose 1.000

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Për të pjesëtuar një numër me 10, gjithçka që duhet të bëni është të lëvizni presjen dhjetore një vend më në të majtë të numrit origjinal për të gjetur përgjigjen tuaj, sipas Snow.

Për të pjesëtuar me 100, e njëjta ide vlen, veçse ju do të zhvendosni presjen dhjetore dy pika në të majtë të numrit origjinal. Sa i përket pjesëtimit me 1.000, lëvizni presjen dhjetore tre pika në të majtë.

Për shembull, nëse pjesëtoni 42.94 me 10, ju thjesht lëvizni vendin dhjetor një vend në të majtë për të gjetur përgjigjen tuaj përfundimtare e cila është 4.294.

Shumezoni me 10, 100, ose 1.000

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Në mënyrë të gjashme me atë se si pjesëtoni një numër me 10, 100, ose 1.000, Snow thotë se do të duhet të bëni të kundërtën për tu shumëzuar me ta.

Për të shumëzuar një numër me 10, lëvizni presjen dhjetore një vend më në të djathtë. Për të shumëzuar një numër me 100, lëvizni presjen dhjetore dy pika në të djathtë. Për të shumëzuar një numër me 1.000, lëvizni presjen dhjetore tre pika në të djathtë. Për shembull, nëse duhet të shumëzoni 366.78 me 100, zhvendosni presjen dhjetore dy pika në të djathtë për të gjetur përgjigjen tuaj përfundimtare prej 36.678.

Shndërrimi i një fraksioni përsëritës në dhjetore

NICOLE FORNABAIO/RD.COM

Sipas businessinsider.com, ekzistojnë tre hapa që do të duhet të ndiqni për ta kthyer me lehtësi një presje dhjetore periodike në një fraksion. Së pari, gjeni numrin që po përsëritet (perioda). Për shembull, në numrin 0.636363…, perioda është 63. Pastaj, kuptoni se sa vende ka ai numër. Në këtë shembull, 63 ka dy vende. Në fund, pjesëtojeni numrin përsëritës me një numër që ka të njëjtin sasi vendesh të përbërë nga nëntë, që në këtë rast do të ishte 99. Thjeshtoni fraksionin 63/99 në 7/11 — dhe ja ku është.

Të Lidhura

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025
Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor
Të ndryshme

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

6 Nëntor, 2025
A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025
Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025
RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025

FOTO/ Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, “kunji” i Rozanës për Nedën: Po mbiemrin do ta mbash?
Show Biz

FOTO/ Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, “kunji” i Rozanës për Nedën: Po mbiemrin do ta mbash?

6 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com