Partia Lëvizja e Legalitetit përmes një deklarate ka shprehur shqetësmin e saj në lidhje me ndihmat shtetërore që po shpërndahen këto ditë në mbështetje të qytetarëve, të cilat po bëhen nē mënyrë selektive.
Në qëndrimin e saj, kjo parti ka apeluar kryeministrin Rama dhe të gjitha strukturat e qeverisjes qendrore dhe lokale, që t’i trajtojnë të barabartë qytetarët shqiptarë dhe jo mbi preferenca politike.
Deklarata:
Sipas informacioneve tona qe kemi, jemi të mirë informuar se ndihmat dhe gjthçka tjeter ne ndihme tē qytetarëve në disa bashki po behen nē mënyrë selektive.
I bejmë thirrje KM Rama dhe gjithe strukturave të qeverisjes qendrore dhe lokale të marrin masat e duhura që çdo qytetarë shqiptarē tē trajtohet si i barabartë mes tē barabartëve.
Kushdo që vëren dhe shikon një ndasi tē tillë kriminale dhe çnjerëzore të bëj publike aty ku ka mundesi një fenomen të tillë.
Transparenca, barazia dhe serioziteti i menaxhimit të çdo ndihme do të bënte të mundur minimizimin e problematikave të dalë nga kjo pandanemi globale.
Zoti i ndihmofte të gjithe.










