Në një dalje publike para mediave kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje autoriteteve të shëndetësisë që të bëjmë sa më shumë testime, në mënyrë të tillë që të evidentohen rastet me COVID-19. Ai theksoi se kjo luftë kundër pandemisë, do të rezultonte e dështuar nëse nuk do të bëheshin testime masive.
“Falë masave të distancimit social, Shqipëria ia ka dalë që në këto 3 javë të mbajë në kontroll kurbën e infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht. E cila është më e ulët se numri real i infeksioneve. Punën më të madhe dhe barrën e madhe, e kanë mbajtur qytetarët.
Ne si opozitë, PD, unë personalisht, kemi kërkuar nga autoritetet që masave kufizuese, t’i bashkëngjiten edhe masat lehtësuese” – tha Basha që kërkoi të merren masa urgjente për ata që janë në nevojë.
“Në radhë të parë për ata që kanë qenë në kushte të vështira dhe para shpërthimit të epidemisë. Po ashtu dhe për sipërmarrjet, për biznesin e vogël, fermerët, dhe punëdhënësit, të cilët janë gjetur të papërgatitur”, – tha Basha.
Ai kërkoi që të ndalen tenderat për qëllime që nuk shkojnë për luftën ndaj pandemisë.
“Është qesharake që këta në kohe pandemie bënë tender për qeleshe. Në një kohë që duhet të kishim sa më shumë mjete për mjeket qeveria ndau miliona për beton në rilindjen urbane. Këta edhe në këtë situatë duan të ndajnë thelat e tyre dhe milionat.
Biznesi që ka bërë punë mund të presë. Siç po presin qytetarët le të presin edhe pagesat e biznesit. Por kjo qeveri e ka mendjen te dhënia e tenderëve te klientët. Duhen anuluar koncesionet dhe paketa duhet të 3-fishohet që të ndihmojë të gjithë biznesin” – tha Basha.