Këto ditë të vështira që po kalon njerëzimi për shkak të pandemisë së COVID-19, krahas përpjekjeve të autoriteve dhe institucionece shëndetësore për kapërcimin me sukses të kësaj situate kërkojnë dhe mobilizimin e energjive humane në funksion të solidaritetit dhe dashurisë për jetën.
Pikërisht, ky është lajmotivi i shoqatës “Tomorrow Starts Today” (T.S.T), me qendër në Bushat të bashkisë Vau-Dejës, e cila pas vendimit të bordit drejtues njofton nismën e solidaritetit vëllazëror, duke mbështetur personat dhe familjet në nevojë.
Këtë njoftim të rëndësishëm si dhe fillimin e nismës, e ka publikuar drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate, Ermir Shimaj, në profilin e tij, i cili krahas mënyrës së aplikimit për familjet në nevojë, lëshon dhe një apel të ngrohtë njerëzor, të cilin aq shumë e duam në këto kohë dramatike: Vellezer te hapim zemrat dhe te bashkojme forcat qe te gjithe bashke te dalim me koken lart nga kjo situate e veshtire, te pakten te jemi te qete sepse, beme gjithçka mundem.
Postimi i plotë!
Te nderuar bashkeqytetar dhe bashkevuajtes te ketij momenti dramatik, dhe jo vetem!!!
Nen pergjegjesine e kryetarit te fshatit (qytetit) Bushat, por me se shumti nen pergjegjesine e drejtorit ekzetutiv te shoqates jo’fitim’prurese “Tomorrow Starts Today” (T.S.T) qe ne shqip do te thote “E Nesermja Fillon Sot” njoftoj se:
Ne funksion te te dhenave sa me te sakta dhe per arsye te solidaritetit vellazeror ne kete situate dramatike qe po kalon vendi dhe jo vetem, por njerezimi ne pergjithesi, kerkoj nga ju, qe permes nr te telefonit qe do publikoj me poshte te lajmerohen ata persona/familje vertete ne nevoje.
Do mundohemi te bejme gjithçka te jete e mundur qe tu gjendemi prane familjeve vertete ne nevoje ne keto dite te veshtira.
Do t’ju lutesha shume abuzuesve te mos tentojne te behen pjese e aplikimeve sepse thjeshte do injorohen dhe nuk kane shans perfitimi, perkundrazi.
Ne numrin e tel 0673110400 aplikimi do jete vetem me mesazhe (SMS), ne mesazh te shkruhet emri dhe mbiemri i sakte i kryefamiljarit, adresa dhe nje numer telefoni qe te kontaktohet nga stafi. Vetem SMS ju lutem.
Sigurisht ne respekt te masava te ndermarra nga qeveria per mos’daljen dhe mos’grumbullimin e njerezve komunikimi do jete gjithmone ne distance dhe jo fizik.
Me kete rast i bej thirrje çdo kujt qe ka mundesi ekonomike te solidarizohet me situaten dhe te japin kontributin e tij sado modest qe te jete, ne menyre qe te gjithe bashke ta perballojme sa me lehte te mundemi kete situate te pa’precedent.
Vellezer te hapim zemrat dhe te bashkojme forcat qe te gjithe bashke te dalim me koken lart nga kjo situate e veshtire, te pakten te jemi te qete sepse, beme gjithçka mundem.
Ju pershendes dhe ju deshiroj veç te mira te gjitheve,
Zoti na e lehtesofte te gjithen kete qe po perjetojme.