Nga e hëna nëse do të dalësh për të bërë pazar më herët duhet që, një person nga familja, të marrë leje përmes një aplikacioni ose duke dërguar SMS. Leja do t’i jepet vetëm një personi në familje. Në postimin e kryeministri Rama në Facebook, sqarohet se aplikacioni do të prezantohet sot dhe do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.
Postimi i plotë:
GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!
NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!
NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES
*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane