InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi i Dashurisë Për Vitin 2020

3 Mars, 2020
in Horoskopi, Të ndryshme
A A
Horoskopi i Dashurisë Për Vitin 2020

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Eklipsi i plotë i diellit sjell mundësi të reja në dhjetor, ku një udhëtim është tepër i mundshëm. Javët e para të 2020-ës do të sjellin ndryshime domethënëse në marrëdhënien tuaj afatgjatë por edhe qartësinë e nevojshme për marrëdhëniet e komplikuara. Problemet me shtëpinë apo me pronën mes teje dhe një personi të afërt, do të gjejnë zgjidhje definitive në mes të muajit mars. Ky është një vit i rëndësishëm për zgjedhje të forta emocionale dhe për të lënë të shkuarën pas. Midis 11 qershorit dhe 26 gushtit, shumë prej jush të shenjës së Dashit do të nisni një fazë të re bashkëjetese, apo dedikim në një marrëdhënie romantike.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Marrëdhëniet romantike do të përmirësohen gjatë muajve të parë të 2020-ës. Të vështrosh me kujdes në jetën e të dashurve, miqve dhe aleancave të besuara nuk do të thotë të dhunosh privatësinë e tyre, por se të tregosh dedikim për t’i forcuar edhe më tepër këto lidhje. Megjithëse partneri/ja do t’ju duket disi i largët emocionalisht gjatë mesit më muajit mars, në këtë fushë do të ketë ndryshime të mëdha: kujdesu që partneri/ja të largojë nga jeta e tij/saj shoqëritë joproduktive. Gjatë dy apo tre viteve të fundit, Demi është ndjerë i kufizuar nga marrëdhëniet e mëparshme. Tani, sidoqoftë, marrëdhëniet bëhen edhe më të forta. Gjatë fundit të muajit mars prisni nga partneri/ja pyetje të pazakonta, që do të kërkojnë me ngulm të marrin përgjigje prej jush. Qëndroni të vëmendshëm, vetëm gjatë verës do të arrini të merrni vendime decizive për këto marrëdhënie. Nëse jeni vetëm, prisni disa propozime romantike gjatë muajve të parë të 2020-ës. Mesi i muajit mars dhe shtatori janë muajt e mbushur plot me situata të vogla romantike. Një vit i komplikuar ka për të qenë 2020 por me plot emocione pozitive.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Herët gjatë 2020-ës, miqtë, dhe familjarët do të kërkojnë prej jush më shumë kohë dhe dedikim. Lidhjet dashurore do të duhet të zgjerohen, duke përfshirë më shumë vetëdije jashtë influencave sociale. Rrethe të reja miqësore dhe dedikim afatgjatë në familje. Gjatë mesit të muajit mars, partneri/ja tuaj do të kërkojë më tepër aktivitete dhe mënyra të reja argëtimi. Doza të mëdha entuziazmi dhe emocionesh pozitive do t’i japin fund një periudhe të gjatë gati dy vjeçare rehatie gati të mërzitshme. Prisni një dallgë të re përkatësie sociale dhe angazhimi me shoqëri të reja. Disa Binjakë, sidomos ata të angazhuar në marrëdhënie tepër private dashurore, do të kenë mundësinë të bëjnë të ditura lidhjen dhe përkushtimin e tyre dashuror. Shijojeni vëmendjen që ju japin të tjerët, por mos lejoni t’ju nxjerrë nga shinat e prioriteteve që ju karakterizojnë, ndershmëria, afërsia me dikë dhe mbështetja e përbashkët emocionale. Nëse jeni vetëm, atëherë prisni që gjatë 2020-ës t’ju vijnë propozime nga vende të pazakonta, një partner/e në largësi, apo edhe një eksperiencë e re kulturore. Një vit i komplikuar por plot me evente pozitive ju pret.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Historitë romantike dhe shoqëritë e vjetra janë tema e fillimit të vitit 2020. Gjatë janarit dhe deri në mesin e marsit prisni nga partneri/ja të tregojë një nevojë të fortë për të qartësuar angazhimet emocionale të shkuara apo të kërkojë zgjidhjen e situatave të paqarta sociale. Disa Gaforre, kryesisht ata të lindur në fillim të korrikut mund të presin kthimin e një dashurie të vjetër. I/e dashura tuaj do të përqendrohet fuqimisht në prioritetet e kaluara emocionale në fillim të këtij viti: sigurohuni që të gjitha idetë, planet dhe synimet tuaja romantike të kuptohen qartë dhe diskutohen hapur. Pas marsit, do të bëni hapa të mëdhenj në marrëdhënien tuaj. Shumë Gaforre do të mbyllin ciklin e një marrëdhënieje të gjatë gati 5 vjeçare duke kaluar në faza më të rëndësishme. Këtu vëzhgoni me kujdes se si partneri/ja do të bëjë hapin kryesor. Progresi i plotë do të vijë atëherë kur i/e dashura të ndjehet nën kontroll dhe i/e vlerësuar. Midis 17 prillit dhe 12 qershorit, prisni të merrni njoftime të rëndësishme edhe nga familjarët tuaj. Progresi do të jetë i ngadaltë dhe i qëndrueshëm. Por qëndroni të hapur ndaj ideve të reja dhe propozimeve të papritura.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Lidhjet romantike janë thuajse të pa evitueshme gjatë këtij viti. Shumë prej jush të shenjës së Luanit do të hidhni hapa të rëndësishëm në lidhjen dashurore. Ky vit është një nga vitet më aktivë të 6 viteve të fundit. Shumë prej jush do t’i japin fund një marrëdhënieje joproduktive. Këtë vit, do të nxirrni mësime emocionale, spirituale dhe romantike. Lidhja juaj aktuale do t’ju ofrojë një nivel të ri pasioni dhe mirëkuptimi. Nga fundi i muajit prill do të merrni një sërë propozimesh romantike. Jini të vetëdijshëm edhe ndaj shoqërive që rrethojnë këto situata. Shmangni vendimet e rëndësishme emocionale deri në fund të muajit gusht. Do t’ju nevojitet kohë ekstra për të zgjidhur disa probleme familjare. Mes qershorit dhe mesit të shtatorit kushtojini vëmendje pronave. Marrëveshje të rëndësishme financiare pritet të funksionojnë në favorin tuaj. Një vit plot aventura, mos u stepni nga mosmarrëveshjet për të ardhurat apo ndryshimet afat-shkurtra.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Progresi emocional në një marrëdhënie do të jetë çelësi i stabilitetit deri në mes të muajit prill, prisni që i/e dashura tuaj t’ju ofrojë fjalë të ngrohta, premtime dhe propozime intriguese, por shumë pak vepra. Por mos u shqetësoni, lëvizjet planetare tregojnë për ndryshime radikale pozitive pas 21 prillit që do të zgjasin për 3 vitet e ardhshme. Pasionet romantike dhe qëllimet e përbashkëta do të jenë të pa diskutueshme deri në fund të qershorit. Më pas do t’i dedikoheni zhvillimeve në familje duke ndryshuar dukshëm dinamikat. Shfrytëzojeni këtë periudhë për t’i treguar njerëzve tuaj të dashur mendimet dhe përkushtimet afatgjata tuaja. Komunikimi pozitiv dhe debati konstruktiv do ta shtyjnë para marrëdhënien tuaj. Virgjëreshat që janë vetëm, do të shohin zhvillime të reja. Marrëdhënie që mund të përfundojnë në bashkëjetesë por edhe lidhje që mund të sjellin stabilitet financiar përveç se emocional. Në fund të qershorit, çështjet familjare do të jenë prioriteti tuaj kryesor. Pas gushtit i vjen fundi një sërë paqartësive të një lidhjeje romantike por edhe komplikimeve sociale. Prisni progres domethënës në dashuri dhe ndryshime pozitive familjare gjatë dimrit të 2020-ës.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Nëse jeni në një marrëdhënie të gjatë, gjashtë muajt e ardhshëm do të sjellin ndryshime të mëdha, zhvillime të reja dhe propozime të papritura. Disa Peshore, kryesisht ata të lindur në fund të shtatorit, gjatë mesit të muajit mars mund të marrin lajme të mëdha nga failja, shoqëria apo kolegët në punë, kryesisht lajme për shtatzani dhe planifikim martese. Mos refuzoni ftesat e reja sociale, përfshirje me grupe shoqërore të reja, por edhe pse këto njohje do të sjellin dhe mundësi të reja për ju, kujdes! Detyrimet që keni në familje dhe shoqërinë tuaj të afërt mund të komplikohen për shkak të tyre. Pas mesit të marsit, prisni debat dhe mosmarrëveshje në marrëdhënien tuaj. Pronat dhe gjendja financiare mund të jenë shkaqet kryesore. Tregoni durim, në fund të prillit stabilizohen të gjitha. Disa probleme me pronat, do të marrin zgjidhje afatgjatë, deri në 3 vjet. Peshoret single mund të përjetojnë këtë vit rikthimin e një dashurie të vjetër. Dikush do t’ju prezantojë me një person, moment ku mund të shpërthejë romanca. Pas 26 gushtit kjo romancë mund të shpërthejë në situata të reja, aventura, udhëtime dhe ndoshta lidhje. Një vit i mbushur plot ngarkesa emocoinale pozitive dhe situata të larmishme. Shijojeni!

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Herët gjatë 2020-ës, një marrëdhënieje sociale të komplikuar e gjatë 6 apo 7 vjeçare do t’i vijë fundi. Kjo do të sjellë që nga mesi i shkurtit të afroheni më tepër me miqtë e vjetër dhe të afërmit tuaj. Fushat për të cilat duhet të shqetësoheni janë oraret e punës, programi i shkollimit dhe marrëveshjet financiare jo produktive. Pas 11 marsit, nëse jeni single, një marrëdhënie tepër pasionante, sensuale dhe romantike pritet të vijë. Deri në fillim të qershorit, shumë prej jush të shenjës së Akrepit, gjithsesi duhet të merrni vendim midis të shkuarës dhe të tashmes. Besojini zemrës, instiktet tuaja janë të sakta. Gjatë fundit të këtij viti do të ndjeni mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të njeriut tuaj të dashur. Marrëdhëniet afatgjata do të marrin një rol edhe më të rëndësishëm gjatë muajve të verës. Për një marrëdhënie të ngushtë, pas 26 gushtit do të duhet të merrni disa vendime serioze. Priten plane afatgjata por edhe miratim nga familja. Një vit tepër kërkues, qëndroni të fokusuar në të ardhmen, jo në të shkuarën.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Të dashuruarit shumë herët gjatë këtij viti do të arrijnë të braktisin zakonet e vjetra dhe idetë e dala mode. Në muajt e parë të 2020-ës partneri/ja do të tregojë vëmendje në ekzaminimin me kudjes të sjelljes tuaj. Disa nga fushat ku duhet të tregoni kujdes janë marrëdhëniet tuaja me të afërmit, shëndeti dhe planifikimi afatgjat financiar. Gjatë muajve të ardhshëm do të keni mundësi të eksploroni opsione të reja, teksa do të ndjeni një pavarësi sociale nga partneri/ja tuaj. Këtë vit i vjen fundi edhe disa marrëdhënieve jo produktive me miq të familjes dhe të afërm. Shumë prej jush të shenjës së Shigjetarit do të përballeni me një dallgë të fortë sensualiteti fizik dhe tërheqje romantike mes marsit dhe prillit. Gjatë kësaj periudhe do të përjetoni zgjim të vetëdijes dhe gjallëri fizike. Shigjetari beqar/e gjithashtu do të përjetojë tërheqje të fortë ndaj kolegëve, një partneri/e në punë apo në biznes. Nëse ndodh kështu, avanconi me ngadalë dhe prisni për atë konfirmim të dukshëm. Gjatë qershorit, një tërheqje e fortë romantike do të jetë thuajse e pa evitueshme. Pas qershorit, partneri/ja tuaj do të fokusohet së tepërmi në biznes, propozime financiare apo mundësi në karrierë. Tregohuni mbështetës dhe prisni deri sa paqartësive t’u vijë fundi. Gjatë problemeve që mund të hasë partneri/ja tuaj, ju takon juve të jeni zëri i arsyes. Ai/ajo do ta vlerësojë së tepërmi përpjekjen tuaj.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Ky vit do të sjellë ndryshime të forta romantike në jetën tuaj. Gjatë tre muajve të parë të 2020-ës, njohje romantike dhe plot pasion do të shfaqen për të gjithë beqartët/et. Shumë prej jush që rreth dy vitet e fundit keni përjetuar një periudhë reflektimi dhe dyshimi në në lidhjen dashurore, do të gjeni më në fund qetësinë përmes stabilitetit dhe përkushtimit nga partneri/ja. Nga mesi i muajit mars, marrëdhënia do të thellohet dramatikisht duke marrë një nivel të ri pasioni dhe sigurie. Nga mesi i shkurtit deri në prill përgatituni të përballeni me koicidenca të pazakonta nga partneri/ja. Por falë dedikimit të tij/saj do të arrini të arrini të adresoni disa pyetje situata paqartësie dhe frike. Pranojini këto ngjarje si një shenjë progresi që pritet të vijë, jeni pa dyshim në rrugën e duhur. Pjesë e diskutimeve mes jush dhe partnerit/es tuaj duhe të jenë edhe shpenzimet e mëdha financiare që do të vijnë gjatë fundit të këtij viti. Por mos u shqetësoni, kjo është një nga fushat me pëparim më të madh, investime pozitive në shtëpi do të ndodhin për herë të parë pas shumë vitesh. Ndiqni instiktin dhe lejoni të dashurit tuaj të njohin idetë, planet dhe ndjenjat tuaja, nuk do të zhgënjeheni.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Partneri/ja do të të tregohet tepër joshës/e gjatë gjthë vitit ndërsa ju do të përjetoni një rindezje vitale të tërheqjes fizike dhe pasionit romantik. Si në kohët e vjetra, partneri/ja do t’ju shprehë hapur vlerësimin dhe besimin që ka te ju. Nëse jeni single historitë e dashurisë do të vijnë që herët këtë vit. Mes shkurtit dhe marsit, dashuri tepër pasionante kërkojnë vëmendjen tuaj. Shanset janë që këto histori nuk do të zgjasin shumë, por për të mos u humbur, ndaj shijoni momentin dhe kujdes, mos e dorëzoni lehtësisht zemrën. Las qershorit do t’ju hapen mundësi për lidhje serioze dhe afatgjata. Në fund të gushtit vëmendja juaj kthehet nga familja, përmirësimi i financave është një nga pikat kyçe për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Pendesat dhe dyshimet që keni një një marrëdhënie kyçe do të qartësohen në tre muajt e parë të vitit. Partneri/ja tuaj do të tregohet më i/e hapur dhe komunikues/e me ju. Lejojeni progresin të vijë natyrisht duke bërë që edhe ato marrëdhënie jo emocionuese të rigjallërohen si kurrë më parë. Nëse jeni single, atëherë nga mesi i muajit mars histori të reja romantike mund të vijnë andej nga s’e prisni, koleg në punë apo miqësi të vjetra. Mos e merrni me nxitim, kufijtë e vendosur prej të tjerëve do të bien vetë shumë shpejt brenda verës. Në këtë periudhë do të arrini të përmbushni nevojat tuaja si sociale dhe fizike. Nëse jeni të dashuruar tashmë, prisni progres të rëndësishëm në marrëdhënien tuaj. Tregohuni përkrahës ndaj partnerit/es tuaj.

Të Lidhura

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025
HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025
HOROSKOPI i ditës, e shtunë 28 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës, e shtunë 28 Qershor 2025

28 Qershor, 2025
HOROSKOPI i ditës, e premte 27 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës, e premte 27 Qershor 2025

27 Qershor, 2025
HOROSKOPI i ditës, e enjte 25 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës, e enjte 25 Qershor 2025

26 Qershor, 2025
HOROSKOPI i ditës, e mërkurë 25 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës, e mërkurë 25 Qershor 2025

25 Qershor, 2025

TË FUNDIT

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike
Show Biz

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike

29 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com