Luciano Boçi zbulon dokumentin: Kryetari i Bashkise Cerrik me urdher nga lart po spastron administraten nga “armiqte politike”. Nderkohe Rama mban ende ne deryre bashkiake te lidhur me krimin dhe perdorues droge.
Ja si kryebashkiakët e emëruar nga Rama, spastrojnë administratën nga “armiqtë politikë”, megjithë përbetimet e dikurshme për moscënim të punonjësve!
Me një shkresë analfabetësh juridikë, në të cilën në fillim parashtrohet si arsye “ristrukturimi” dhe më poshtë nxirret “shkelja”, Kryetari i Bashkisë Cërrik, hakmerret ndaj kundërshtarëve politikë me largime nga puna, për t’i hequr atyre dhe mundësinë “e bukës”.
Këtë ia kërkojnë “ato lart”.
Këto janë modelet e Ramës në drejtimin e Bashkive:
Të inkriminuar, trafikantë, përdorues kokaine, të paaftë.
Dhe krahas këtyre, të jenë përçues të vijës së partisë dhe hakmarrës politikë shembullorë.
Njërëz të tillë të pavotuar, por të emëruar, e konsiderojnë detyrën si pushtet të dhënë dhuratë dhe shkelin mbi çdo vlerë njerëzore