Edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve janë regjistruar lëkundje tërmeti. Mëngjesin e 1 janarit 2020, në orën 03:53 minuta, ekzaktësisht në oratin e tërmetit të datës 26 nëntor, lëkundje të tjera kanë ndodhur në Detin Adriatik.
Sipas faqes evropiane EMSC magnituda e tërmetit të mëngjesit të sotëm ishte prej 4.2 me thellësi rreth 10 km, me largësi rreth 27 km në Veri Perëndim të Durrësit.












