Sekretari i Forumit Rinor të PD, dega Krujë, Enea Hoxha, përmes një postimi në profilin facebook, ka komentuar situatën e rëndë që po ndodh tek “Astiri”, ku padrejtësia dhe babëzia qeveritare po u shkatërron shtëpitë, duke i braktisur këta banorë pa asnjë perspektivë për jetesën e tyre.
Sekretari i FRPD Krujë, ka pohuar se përfituesit e vetëm të qeverisjes kriminale të Edi Ramës, janë mashtruesit dhe oligarkët e lidhur me të.
Në fund të postimit të tij, sekretari i të rinjve demokratë të Krujës, ka apeluar që qytetarët të marrin fatin e tyre në duar dhe të mos presin më shumë, pasi praktikisht qytetarët po dhunohen sistematikisht duke eshndërruar Shqipërinë në një vend me sistem dikatorial.
Ja postimi i plotë:
Kush tjeter mund ta kete rradhen mbas banoreve te Astirit ,normalisht un ti dhe te gjith ato qe heshtin duke i mbajt pishtarin Edi Rames ,Afrim Qendros ,Damian Gjiknurit ,Arben Mickos. Sot jemi ne nje faz ku ai qe vjedh mashtron perfiton nga djersa e popullit jan te lire duke mbizoteruar milionat e eurove te siguruar nga qeveria e banda e tyre ne pushtet ndersa populli apo familjari me i thjesht qe ngre zerin kunder kesaj qeverie dhunohet percmohet arrestohet menyren me brutale te mundshme .
Duhet ta pranojm qe vendin e ka pushtuar komunizmi .
Sot populli Shqiptar e vertetoj qe nuk kemi te bejm nga nje kryeminister Shqiptar por me nje kryeminister Serb .












