Një nga protestuesit e Astirit raportohet të ketë humbur jetën.
Lajmi është bërë publik nga ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri gjatë një lidhje telefonike me studion e Abc News.
Sipas Pampurit, viktima quhet Mahmut Imallari dhe vdekja e tij mbahet e fshehur nga policia dhe autoritetet spitalore.
Ish-deputetja tha se Imallari ka humbur jetën pas përplasjes me policinë tek Unaza e Re, ndërkohë që IKMT ka filluar prishjen në zonë pasi kishte njoftuar banorët që të lirojnë shtëpitë ditën e sotme.
Ndërkohë pritet një reagim nga policia në lidhje me deklaratën e ish-deputetes dhe rrethanat e ngjarjes.







