InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Flet gruaja që u përdhunua nga 16 ushtarakë në Durrës: Kam qenë e lidhur me pranga

5 Nëntor, 2019
in Aktualitet, Lajme, Sociale
A A
Flet gruaja që u përdhunua nga 16 ushtarakë në Durrës: Kam qenë e lidhur me pranga

Programi “Historia ime” nën drejtimin e Mirela Milorit ka përcjellë ditën e sotme një histori të dhimbshme, shumë të rëndë dhe me një kalvar të gjatë vuajtjesh të një nëne 33-vjeçare.

Ajo iku në moshë minorene nga Vlora dhe jetoi në Durrës. Dhe në vitin 2003 mbarë opinioni publik u shokua, kur 18-vjeçarja ra viktimë e një përdhunimi në bazën ushtarake të “Bisht Pallës”, nga ushtarakët e Repartit Ushtarak Durrës.

Pas kësaj ngjarjeje ajo erdhi në Tiranë dhe në vitin 2006 ajo sjell në jetë një vajzë, fryt i një bashkëjetese që më pas përfundoi. Në pamundësi për ta mbajtur foshnjen, ajo e la në një qendër rezidenciale.

Vajza në moshën 6-vjeçare shkoi në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Nëna arriti të merrte kujdestarinë e të bijës në vitin 2019, kur vajza mbushi 12 vjeç. Por një tjetër dramë sapo nis, sepse vajza i rrëfen nënës se e kanë përdhunuar. Ngjarja u bë mediatike dhe çështja është ende nën hetim.

E ftuar në studio për të rrëfyer gjithçka që ka ndodhur përballë moderatores Milori, gruaja ka dashur të mbetet anonime dhe ka preferuar t’i thërrasin me emrin Xhoi.

Si nisi historia jote?

Një nga traumat më të vështira…

E di që e ke të vështirë, por unë doja ta nisja nga fillimi. Më the që je nga Vlora, më trego pak për jetën në Vlorë?

Të jesh vlonjate është fat në fakt, por jo gjithmonë është kështu. Unë kam ardhur në jetë nga një familje shumë normale, një familje që kishte në brendësi dhe dhunën, edukimin dhe të gjitha. Në moshën 14-vjeçare largohem nga familja për shkak të dhunës që është ushtruar në familjen time ndaj meje dhe përfundoj viktimë trafiku.

Përfundon në Durrës?

Pas një perpipecie shumë të gjatë përfundoj në Durrës. Jam mashtruar për një martesë që nuk u bë kurrë.

Pra ike nga Vlora drejt Durrësit, sepse të thanë që do martoheshe, dikush të mashtroi. Sa vjeç ishe?

Atë vit nuk kisha bërë akoma 15.

Çfarë ndodhi në Durrës?

Më mashtruan për martesë dhe përfundova në repartin ushtarak..

E di që është e vështirë për ty, por sa kohë ndenje në repartin ushtarak të “Bisht Pallës”?

As më pak as më shumë se dy muaj…

Është ushtruar dhunë ndaj teje?

Po shumë.

Mund të më thuash shumë shkurt, çfarë ndodhi ato dy muaj të jetës tënde?

Mund të them se kam qenë e lidhur me pranga, nga mëngjesi në mëngjes, kam qenë gjatë gjithë kohës e abuzuar, haja njëherë në 3 ditë vetëm një pilaf, dhunë fizike, dhunë psikologjike, një torturë e vërtetë, një dhunë makabër.

Megjithatë ti arrin dhe çlirohesh nga kjo dhunë. Kam një shifër këtu, ti denoncon se 64 ushtarakë të repartit të Bisht Pallës kanë abuzuar me ty. Është korrekte kjo shifër?

Shifra është shumë korrekte. Janë 64 të akuzuar, por jo vetëm pjesëmarrës të repartit ushtarak të “Bisht Pallës”. Gjatë gjithë shfrytëzimit tim kanë qenë 64 të akuzuar dhe janë mbyllur 115 ambiente ku unë jam shfrytëzuar.

Megjithatë, vetëm 12 prej tyre përfunduan pas hekurave.

Në fakt vetëm 7.

Ndoshta jeta nuk të ka përballur më me ta, por nëse do të përballeshem me ata njerëz që kanë abuzuar me ty, si është ndjenja jote dua të di Xhoi?

Unë jam përballur me ta, kam patur kërcënime nga më të ndryshmet edhe mbas denoncimit, kam patur kërcënime deri në momentin që kam sjellë vajzën në jetë, por edhe më pas. I kam parë edhe në rrugë, por unë jam labe, jam e fortë dhe nuk më trembin më, ata nuk mund të më shqetësojnë mua, nuk më kanë bërë asnjë gjë.

Kaloi gjithë ajo periudhë, ti u ktheve në një jetë normale, re në dashuri me dikë dhe mbete shtatzënë. Si ishte njohja dhe ky moment?

Njohja nuk ishte e përfshirë fare nga ndjenjat, thjesht më duhej të isha me dikë dhe kaq. Pa u përfshirë nga ndjenjat, zgjodha atë që mu duk më i miri më i përshtatshmi. Pastaj erdhi në jetë mrekullia ime, që ndodhi pas 3 herë ekspertizë mjeko-ligjore që mua më kishin prerë shpresat se mund të mbetesha shtatzënë.

Çfarë ndodhi me babain e fëmijës?

Ahhh më braktisi që në momentin e parë që mësoi që mbeta shtatzënë.

Ti ishe e vetme, ishe në punë? Ku jetoje?

Isha vetëm, jetoja rrugëve, flija nga liqeni, flija ku të mundesha, nuk kisha asnjë lloj kushti mbijetese, por arrita ta sjell në jetë fëmijën tim..

Dua momentin kur ti linde.

Në fakt vajza ka lindur pa jetë, ajo erdhi e vdekur në këtë botë dhe mjekët luftuan shumë që ta sjellin dhe ajo ka qarë mbas 12 orësh. Megjith kushtet e vështira, problemet me shëndetin më detyruan mua ta lë në një qendër rezidenciale me të drejtë takimi.

Deri në çfarë moshe qëndroi në atë qendër?

Ajo ka ndërruar 2 institucione deri në moshën 6-vjeçare, që kaloi në “Zyber Hallulli”.

Sa kohë qëndroi aty?

Deri në Janar të këtij viti.

Ti shkoje e takoje?

Po dhe kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer, deri para dy vjetësh në shtator.

Pastaj more të drejtën që ta merrje vajzën?

Lavdi Zotit, pas 12 vjetësh përpjekje dhe luftë me gjykatën më në fund arrita falë ndihmës së avokatit arrita të merrja fëmijën tim.

Besoj ka qenë një moment shumë i lumtur?

Është momenti më i lumtur, por njëkohësisht edhe më dramatiku.

Pse është dramatik?

Sepse nuk është aq e bukur të jetoje me vajzën. E çova në mirëbesim për një mirë rritje të sigurt dhe e mora nga andej të shkatërruar.

Çfarë do të thuash me të shkatërruar?

Të shkatërruar fizikisht, psikologjikisht, emocionalisht dhe në të gjitha drejtimet e mundshme.

Ti më the se shkoje e takoje vajzën deri para dy vjetësh, a ishte vajza mirë deri para dy vjetësh dhe çfarë pretendon ti se ka ndodhur?

Vajza ka qenë shumë mirë, ka qenë fëmijë shumë energjik, e komunikueshme, që e donte jetën, që ëndërronte, deri para dy vjetësh në shtator.

Pra deri 10 vjet vajza ka qenë mirë. Çfarë pretendon ti se ka ndodhur më pas?

Unë di që ajo ndryshoi në mënyrë dratike, nuk fliste më, nuk pëlqente të kishte shoqëri, u mbyll në vetvete. Unë kuptova që ajo po vuante.

Ke folur me vajzën?

Nuk ishte bashkëpunuese.

Nuk të ka treguar asgjë vajza pse ka ndryshuar këto dy vjet?

Jo, gjatë kohës që ishte në institucion dhe disa muaj pasi unë e mora.


Të Lidhura

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025
Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025
Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025
E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
Aktualitet

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

14 Shtator, 2025
E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)
Aktualitet

E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)

13 Shtator, 2025
Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën
Aktualitet

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 17 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 17 Shtator 2025

17 Shtator, 2025

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës
Show Biz

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës

16 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com