InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mahmuti: Përkthimi i ekspertizës së çështjes “Astrit Dehari”, përpjekje për të fshehur krimin

28 Tetor, 2019
in InfoPress, Lajme
A A
Mahmuti: Përkthimi i ekspertizës së çështjes “Astrit Dehari”, përpjekje për të fshehur krimin

Pas publikimit të përkthimit në gjuhën shqipe të raportit të Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, politologu Bardhyl Mahmuti ka bërë akuzë publike “për përpjekje të qëllimshme për të fshehur krimin në çështjen ‘Astrit Dehari’”. Sipas Bardhyl Mahmutit, “I takon Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Ismail Ismailit të tregojnë se kush qëndron prapa këtij qëllimi”, njofton Gazeta Evropa.

Në reagimin e parë, Ismail Ismaili pranon se ka lëshime në përkthimin e tij dhe pohon se përveç tij “Asnjë pikë, as presje kush s’ka qit në këtë raport”. Për këtë arsye Bardhyl Mahmuti kërkon nga përkthyesi “që të bëjë krahasimin e dokumentit që ka dorëzuar ai si përthyes dhe dokumentit që i është dorëzuar familjes Dehari dhe që është bërë publik dhe nëse pohon se janë identike atëherë përgjegjësia për fshehjen e krimit bie mbi të”.

Në të njëjtën kohë Bardhyl Mahmuti njofton opinionin se është duke e përkthyer raportin e ekspertizës në fjalë dhe se pjesët më të rëndësishme të këtij raporti do t’i bëjë publike.

Gazeta Evropa e boton akuzën publike të politologut Bardhyl Mahmuti:

Pas ndërhyrjes sime me anë të linjës telefonike në emisionin “Pressing” të T7, të datës 24 tetor 2019, rreth pasaktësive të përkthimit të Raportit të Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me çështjen ”Astrit Dehari” reagoi Ismail Ismaili, personi që ka përkthyer këtë material. (Gazeta “Express”: Deklarohet përkthyesi i ekspertizës për rastin “Dehari”: Katër ditë nuk dola nga shtëpia, nuk kam guxuar ta interpretoj”, 25 tetor 2019).

Shpërthimi në lot i Ismail Ismailit para kamerave televizive është çështje e përjetimit personal ndaj kësaj forme të shprehjes së pikëllimit dhe nuk ka vend në këtë debat. Ajo që vlen të theksohet lidhur me këtë çështje, ka të bëjë me shkallën e saktësisë së përkthimit të një raporti të tillë.

Lidhur me këtë aspekt, Ismail Ismaili thotë: “Raporti shkencor duhet të përkthehet pothuajse fjalë për fjalë. Nuk kam guxuar t’i interpretoj thëniet e ekspertëve mjeko-ligjorë”, kurse gabimet e mundshme teknike ia lë kohës së shkurtër që ka pasur përkthyesi për të përkthyer 60 faqe.

Çështja “e përkthimit fjalë për fjalë të një teksti shkencor” do të trajtohet në shkrimet e ardhshme. Tani për tani po ndalem vetëm në çështjen e kohës së shkurtër, për të përkthyer këtë raport mjeko-ligjor.

Ismail Ismailit katër ditë i duket kohë e shkurtër për të përkthyer këtë raport, ndërkaq disa orë pas ndërhyrjes sime ai deklaron: “Asnjë pikë, as presje kush s’ka qit në të, sepse katër ditë nuk kam dalë prej banese. Sa kam mujtë me përkthy që me ia bo gati atyre që ma lypën shpejt. E kam dorëzuar të mërkurën në orën 13:00”. Është e çuditshme se si arriti që, brenda disa orësh, të bëjë verifikimin e dy teksteve dhe të dalë në përfundimin nëse është ndërhyrë apo jo në materialin që ka përkthyer!
Lidhur me tërësinë e detajeve, që Ismail Ismaili jep për kohën kur i janë dorëzuar materialet për përkthim, reagoi edhe Prokuroria Themelore në Prizren. Sqarimi i këtyre detajeve u takon palëve kontraktuese për përkthimin e këtij materiali dhe nuk do ta përfshijë në kuadër të këtij shkrimi.

Nga reagimet lidhur me ndërhyrjen time nuk do të përmend asnjë nga qindra njerëzit që më kanë mbështetur për ndërhyrjen time. I falënderoj publikisht të gjithë! Falënderoj edhe Leonard Kërqukin, gazetarin e T7-ës, për mundësinë që më dha të ndërhyj në emisionin që po shfaqej drejtpërdrejt. Në këtë shkrim do të përmend vetëm reagimin e Sefedin Krasniqit, mikut të Ismail Ismailit, që ka bërë “dy kurse (formation continue) për përkthyes” në Zvicër.
Në letrën e tij publike, që portali “Lidhja e Prizrenit” e publikoi me titull: “Sefedin Krasniqi fundos gënjeshtrat e Bardhyl Mahmutit”, ai i drejtohet Ismail Ismailit: “Ti ke bërë një gabim dhe uroj që të mos e përsëritësh më kurrë! Gabimi yt është se je munduar të bësh mirë”!

Përmes këtij reagimi, njoftoj opinionin publik shqiptar, se në kohën më të shkurtër të mundshme, do të përkthej pjesët kryesore të raportit në fjalë dhe çdokush do të ketë mundësi të shohë manipulimet që janë bërë nëpërmjet përkthimit, me qëllim fshehjen e përmbajtjes së plotë të ekspertizës mjeko-ligjore në Zvicër.

Deklarata e Ismail Ismailit, se askush nuk ka ndërhyrë në raportin e tij, se “asnjë pikë as presje kush s’ka qit në të” e bën përgjegjës të vetëm për të gjitha manipulimet që janë bërë në tekstin e ekspertizës, që u publikua nga pothuajse të gjitha mediet në gjuhën shqipe.
Nuk e gjykoj Ismail Ismailin për cilësitë njerëzore, sepse nuk e njoh. As lotët e tij nuk më bëjnë përshtypje, sepse jemi në një debat, ku çdo fjalë ka peshën e vet, ku çdo faqe e raportit përshkohet me gjakun dhe vuajtjet që ka përjetuar Astrit Dehari në momentet e fundit të jetës së tij.

I bëj thirrje publike Ismail Ismailit, që të bëjë krahasimin e dokumentit që ka dorëzuar ai si përthyes dhe dokumentit që i është dorëzuar familjes Dehari dhe që është bërë publik. I bëj thirrje publike, që të shohë me kujdesin më të madh, nëse dikush ka hequr “ndonjë pikë a ndonjë presje” nga ajo që ka dorëzuar ai. (Mund të kërkojë ndihmën e Sefedin Krasniqit apo të kujtdo qoftë tjetër që është trajnuar).

Nëse pas krahasimit të detajuar të dy teksteve Ismail Ismaili pohon se nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet dy teksteve, atëherë përgjegjësia është e përkthyesit.

Unë do të dëshmoj se varianti publik i përkthimit në gjuhën shqipe të ekspertizës së Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës është PËRPJEKJE E QËLLIMSHME PËR TË FSHEHUR KRIMIN.

Jam plotësisht i vetëdijshëm për peshën e kësaj akuze publike dhe garantoj se kjo PËRPJEKE E QËLLIMSHME PËR TË FSHEHUR KRIMIN do të argumentohet në mënyrën bindëse.

I takon Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Ismail Ismailit të tregojnë se kush qëndron prapa këtij qëllimi.

P.S.
Në letrën e tij, Sefedin Krasniqi deklaron se unë qenkam “një MASHTRUES, që nuk ka mbaruar kurrë fakultetin dhe që nuk guxon t’i tregoj publikisht diplomat e veta, sepse i ka të rrejshme”! Madje, gjatë luftës në Kosovë paskam qenë “zëdhënës apo përfaqësues i UÇK-së (dikund në hënë)”.

Sa i përket periudhës së luftës, nuk kam çfarë t’u shpjegoj “njerëzve me hënë”. Ata që kanë dashur ta dinë, kanë pasur mundësi ta marrin vesh ku kam qenë në atë periudhë.

Ndërsa për diplomat e mia që nuk i treguakam publikisht, sepse qenkëshin të rrejshme, Sefedin Krasniqi mund t’i drejtohet komunës së Lozanës, e cila më ka punësuar si edukator, për shkak të diplomave të Universitetit të Lozanës që kam prezantuar. Kështu do të kishte nxjerrë të vërtetën në shesh dhe do të kishte dëshmuar cilësitë e përgatitjet e veta që i kanë dhënë gjatë trajnimeve (formation continue), që në kohën para se të dërgohej jashtë shtetit.

Të Lidhura

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025
Thaçi kthehet në Prishtinë, lejohet të vizitojë babain e sëmurë, brohorima “UÇK, UÇK” pranë spitalit, Rama: Ky është burrë
Lajme

Thaçi kthehet në Prishtinë, lejohet të vizitojë babain e sëmurë, brohorima “UÇK, UÇK” pranë spitalit, Rama: Ky është burrë

14 Mars, 2025

TË FUNDIT

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë
Aktualitet

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik, 2025

Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë
Aktualitet

Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë

7 Korrik, 2025

Shkoi për koncert, Noizy ndalohet në Zvicër!
Show Biz

Shkoi për koncert, Noizy ndalohet në Zvicër!

7 Korrik, 2025

Nga Ronaldo te Trump: 8 njerëzit më të FAMSHËM në botë për vitin 2025
Show Biz

Nga Ronaldo te Trump: 8 njerëzit më të FAMSHËM në botë për vitin 2025

7 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com