InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

A PO E NXJERR KOKËN NË SIPËRFAQE NËNDETËSJA RUSE…? Shkruan, Hamdi Ndreca-PANTERI

20 Nëntor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
A PO E NXJERR KOKËN NË SIPËRFAQE NËNDETËSJA RUSE…? Shkruan, Hamdi Ndreca-PANTERI

Apo e nxjerr kokën në sipërfaqe Nëndetësja Ruse sa i përket tanimë propozimeve për këmbim territoresh në Ballkan e sidomos, propozimit për këmbime të territoreve në mes Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë?!!! Vallë a është ky edhe një Trakatat i Londrës 2 ?

Këtë propozim më pare e kishte ofruar Akademia e Shkencave dhe Arteve të shtetit monstrum sllavo- maqedonas dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve, në vitin 2001… A thua se qetësimi i fqinjëve tanë dhe i rajonit po u vraka nga epshet e faljeve të territoreve shqiptare, edhe ashtu të copëtuara dhe të ndara në 6 shtete, që edhe më tutje nuk po ngopen me ngushtimin e trojeve tona ?!!! Për çudi, Serbia po kërkon një pjesë vitale të Kosovës si këmbim me Kosovën Lindore, që është vetëm një pjesë e vogël e Preshevës apo rrethinës së Dobrosinit, për ta këmbyer me veriun e Kosovës.

Ndërsa nga Maqedonia po kërkon Kumanovën së bashku me pjesën më të madhe të Karadakut! E Akademia sllavo- mmaqedonase Shqipërisë po i kërkon Elbasanin dhe një pjesë bukur të madhe të Dibrës, Malit të Zi t’i jepet Çakorri e kështu me radhë! Fatkeq për shqiptarët është forcimi dhe ndikimi i shtetit rus në Ballkan dhe kushtetuata maqedonase, që lejon bashkimin me Serbinë …pa i përmendur pjesët që i kërkon Bullgaria dhe Greqia. Këta zëra për kombim territoresh nënkuptojnë rindarjen dhe ricopëtimin e territorit indigjen dhe gjeopolitik të Shqipërisë Etnike. Logjikisht dhe realisht, ky do të ishte edhe një problem më shumë dhe, shumë i ndërlikuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për mbarë Ballkanin.

Këmbim të territorit të Kosovës Veriore me territorin shqiptar nën Serbinë Jugore, nuk mund të ketë, sepse në rastin konkret, historikisht dhe juridikisht, fjala është vetëm për ndarjen e një territori etnik të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, jo edhe të territorit etnik të Serbisë, në asnjë mënyrë! Ky është mashtrim! Ky është shpërfytyrim i së vërtetës historike, juridike dhe gjeopolitike të Shqipërisë Etnike. Prandaj, këtë nuk duhet ta pranojnë as Prishtina, as Tirana e as shqiptarët, sepse është në dëm të përbashkët të rrudhjes së territorit të tyre etnik shqiptar. Duke qenë se e drejta historike dhe e drejta ndërkombëtare janë në anën e shqiptarëve, nuk duhet të shqetësohemi dhe të befasohemi nga deklaratat e papeshuara dhe irracionale të politikanëve dhe të diplomatëve të ndryshëm vendorë, evropianë dhe botërorë, të cilat sugjeorjnë ndarjen apo “këmbimin” e territoreve shqiptare me “ato të Serbisë”, sepse këtu nuk bëhet fjalë për këmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës, por vetëm për rindarjen-ricopëtimin e territorit indigjen të Shqipërisë Etnike ngase Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ndodhen në territorin e saj, e nën sundimin kolonial shtetëror të Serbisë prej vitit 1912 deri sot.

Një politikë dhe diplomaci e tillë inferiore dhe absurde shqiptare (Tiranë, Prishtinë, Shkup e Tetovë), u provua si shumë e dëmshme dhe e papranueshme si për vetë shqiptarët, ashtu edhe për partnerizmin e tyre evro-ndërkombëtar ngase për shkak të krijimit të një vakummi të tillë negativ përbrendashqiptar, si duket, tash ka ardhur koha, që të huajt, të na i “çelin sytë me gisht”, duke na apostrofuar se, përfundimisht nuk është zgjidhur as statusi politik dhe territorial i Kosovës e as nuk është vën në “rend dite” shqyrtimi dhe zgjidhja e problemit kombëtar shqiptar në Ballkan. Amerika nuk do të pranojë kurrfarë këmbimi të territorit të Kosovës me Serbinë Jugore për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të statusit të minoritetit serb në Kosovë, sepse nuk është kurrfarë zgjidhjeje e pranueshme për asnjërën palë në konflikt, sidomos për serbët minoritarë në Kosovë, statusi i të cilëve është zgjidhur në favorin e tyre me njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe me Kushtetutën e saj (15.06.2008), u garantohen të të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre.

Kjo do të thotë se, statusi politik i minoritetit kolon serb, tanimë është zgjidhur ligjërisht, me kushtetutë dhe, sipas të të gjitha konventave dhe traktateve ndërkombëtare, si dhe sipas të gjitha kritereve dhe standardeve të BE-së, që kanë të bëjnë me krijimin dhe me bashkekzistencën e shteteve multietnike dhe multipluraliste. Kjo është çështje e kryer për minoritetin kolon serb në Kosovë. Mirëpo, me shtytjen e Beogradit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, minoriteti kolon serb nuk e njeh Republikën e Kosovës, ashtu sikurse Serbia dhe vetë Kisha Ortodokse Serbe, sepse po shpresojnë që me “liberalizimin” e politikës së tyre kolonialiste, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian dhe faktorët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, sërish Kosovën “do ta kthejnë” nën ombrellën e sovranitetit kolonial të Serbisë, edhe përkundër faktit historiko-juridik dhe etnike, nuk kanë asnjë pëllëmbë hise toke në Kosovë, as në Kosovën Lindore, edhe pse fizikisht janë qytetarë dhe shtetas të tyre, por jo edhe titullarë legalë dhe legjitimë të tyre, ashtu siç janë shqiptarët indigjenë si në Kosovë, ashtu edhe në Kosovën Lindore.

Sipas së drejtës historike dhe të së drejtës ndërkombëtare nuk mund të ndahet e as të këmbehet territori i asnjë vendi në botë midis popullatës abrogjene dhe asaj koloniste, siç është rasti konkret i përfaqësuesve të minoritetit serb në Kosovë, të cilët që nga viti 1912, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani, me dhunë, me terror dhe me gjenocid janë ngulitur dhe kanë pacifikuar jo vetëm Kosovën, Novi Pazari (Jeni Pazarin-Tregun e Ri), Maqedoninë e sotme, por edhe tërë Anamoravën e Shqipërisë Etnike (Kurshumlinë, Bllacën, Leskovikun, Toplicën, Vranjën, Nishin, si dhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, të vetmet territore të sotme shqiptare, që i përkasin Shqipërisë Etnike, jo kurrfarë “Juzhna Srbije”, e cila është produkt i historiografisë dhe i politikës falsifikatore të të gjitha regjimeve të derisotme të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe (1872-2009).

Ky është shkaku kryesor pse shqiptarët nuk duhet të pranojnë kurrfarë plani rajonal, as evropian e as ndërkombëtar as për ndarjen e as për këmbimin e territoreve të Shqipërisë Etnike, sepse vetëm shqiptarët autoktonë janë titullarë të ligjshëm edhe të territorit të Kosovës, të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), përkatësisht të Anamoravës së Shqipërisë Etnike. Në rastin konkret, nuk është fjala për ndarjen ose këmbimin e dy territoreve midis Serbisë (edhe pse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ndodhen nën Serbi) dhe Shqipërisë Etnike, por vetëm për ndarjen dhe këmbimin e territorit etnik dhe gjeopolitik indigjen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Dallimi kryesor midis statusit politik të minoritetit serb në Kosovë dhe të minoritetit shqiptar nën Serbi (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë), është se serbët në Kosovë janë kolonë, domethënë në truallin e huaj të Shqipërisë Etnike, kurse shqiptarët në Kosovën Lindore janë autoktonë në shtëpinë dhe në truallin e tyre, që quhet Shqipëria Etnike, e grabitur dhe e pushtuar me gjenocid nga Serbia, përfundimisht më 1912.

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…
Show Biz

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…

1 Korrik, 2025

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!
Show Biz

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!

1 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025

1 Korrik, 2025

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com