Prej disa ditësh, pyjet e shiut në Amazonë ose ndryshe të njohura si “mushkëritë e Tokës” po përpihen nga flakët. Por një shkencëtar i klimës ka sqaruar se një fakt i përhapur gjerësisht për këto pyje në fakt është i pasaktë.
Shpesh është përmendur se këto pyje prodhojnë 20 për qind të oksigjenit që ndodhet në atmosferë por sipas tij kjo nuk është e vërtetë.
Profesori Michael E. Mann, një nga shkencëtarët më të mirë në botë të klimës, thotë se Amazona në fakt prodhon vetëm 6 për qind të oksigjenit të tokës.
Dhe, kjo sasi konsumohet pothuajse e gjitha nga numri i madh i gjallesave që jetojnë aty.
Burimi më i rëndësishëm i oksigjenit të atmosferës sonë në fakt ndodhet në fund të oqeaneve, tek mikrogjallesat që kryejnë procesin e fotosintezës dhe lirojnë oksigjen.










