InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mziu i kthehet Veliajt: Puno për Tiranën, mos i flak qytetarët jashtë

18 Nëntor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Mziu i kthehet Veliajt: Puno për Tiranën, mos i flak qytetarët jashtë

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i është përgjigjur kryebashkiakut Të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili foli sot për punë të mëdha në kryeqytet.

Në reagimin e tij Mziu shkruan se sot Kamza është një kantier ndërtimi, ndërsa Veliaj në Tiranë po inauguron punët e nisura nga Lulzim Basha.

Reagimi i plotë i Mziut:

Lali Eri, njeriu karton i krijuar si kryebashkiak nga propaganda, nga mediat që kanë nën kontroll përmes blerjes dhe presionit, njeriu që njihet për gjuhën e shthurur, i njohur si mister betoni, guxoi të përmendte sërish Kamzën, një prej bashkive, e cila ka njohur zhvillimin më të vrullshëm në këto 28 vite duke qenë edhe një bashki e re dhe veçanërisht ky zhvillim ka marrë hov pas vitit 2007.  I gjendur ngushtë, pas skandaleve të nxjerra nga goja, pasi paturpësisht ofendoi zgjedhësit e Bashkisë së Tiranës duke i quajtur shpellarë, sot kjo vemje rreket të shpërqendrojë vëmendjen, duke mos marrë përgjegjësitë që i takojnë ndaj 400 familjeve që kërkon t’u shembë shtëpitë dhe t’i hedhë në rrugë të madhe dhe një i dështuar si ai, një llazore e vërtetë, merr në gojë bashkitë e tjera, bën analizën e kolegëve. Erion Veliaj vijon gjuhën e tij raciste dhe diskriminuese ndaj qytetarëve dhe Bashkisë së Kamzës. Kjo gjuhë bastarde që përdor kryetari i Bashkisë së Tiranës ka në nëntekst largimin e vëmendjes nga hallet e tij që e kanë zënë.

I kujtojmë Erion Veliajt se ndryshe nga ai që pret shirita në projektet e paraardhësit të tij Lulzim Basha, Bashkia Kamëz është kthyer në një kantier ndërtimi duke përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën në tërësi dhe mjedisin me buxhetin e saj, pa asnjë ndihmë nga qeveria e “Rilindjes”.

Lali Eri është një gënjeshtar e mashtrues, pasi teksa po e mbyll një mandat, ai do të mbahet mend vetëm për lyerjen e kopshteve, me mbjellje pemësh 6 muaj, çdo vit, po ngushton rrugët e Tiranës për korsi biçikletash, kur asnjë biçikletë nuk shihet në kryeqytet.

I kujtojmë Lali Erit se pavarësisht vetos qeveritare, Kamza çdo ditë njeh ndryshim rrënjësor falë investimeve të Bashkisë, investime të kryera 100% me fondet e saj, pasi qeveria e shefit të tij Rama nuk ka financuar asnjë prej 150 projekteve që nga viti 2013, të cila flenë në sirtarët e ministrive.

I kujtojmë Lali Erit se Kamza është qyteti me progresin më të madh në infrastrukturën rrugore, të ujësjellës-kanalizimeve, në infrastrukturën arsimore, ka Pallatin e Kulturës me të madhin në vend ku organizohen mjaft aktivitete kulturore madje edhe nga banorët dhe institucionet e Tiranës! Lali Eri, Ministria juaj e Financave e ka shpallur Bashkinë Kamëz me performancën më të mirë financiare në 61 bashkitë në vend sa i përket mirëmenaxhimit.

Falë qindra projekteve në infrastrukturë, Kamza ka çliruar edhe trafikun e Tiranës me rrugët dhe urat e ndërtuara në Paskuqan. Kamza është qytet i pastër, por ai e sheh me syze nga Tirana, sepse nuk ka kaluar ndonjëherë. Kamza është qyteti me rritjen më të madhe të bizneseve dhe të punësuarve në sektorin privat, për shkak të politikës lehtësuese fiskale që vazhdon të përdorë Bashkia ende sot. Me qindra kompani kanë ikur nga Tirana për shkak të taksave e tarifave dy herë më shumë se në Bashkinë Kamëz dhe po zhvillojnë aktivitetin e tyre në qytetin tonë.

I kujtojmë Veliajt që të mos merret me banorët e Kamzës, të mos ecë nën gjurmët e padronit të tij Edi Rama, duke nxitur një konflikt që asnjë në këto 25 vite nuk e ka bërë, pra që të dy janë antiveriorë.

Të Lidhura

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026
Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com