Të gjithë mundohemi të bëjmë gjithçka për të humbur kilet e tepërta, veçanërisht në sezonin e verës, pasi ato na shqetësojnë aq shumë.
Para përdorimit të dietave, apo edhe ilaçeve, ju këshillojmë që të provoni këto 4 pije të mrekullueshme të dobishme për djegien e yndyrës së tepërt bazuar në: xhenxhefil, kastravec, grejpfrut dhe çaj jeshil.
1.Kastravec dhe xhenxhefil
Vendoseni një copë xhenxhefil me dy gota me ujë të valojë për 5 minuta; pastaj hiqni xhenxhefilin, shtoni një lugë çaji mjaltë dhe lëreni të ftohet. Para se ta pini, shtoni disa feta kastravec të freskëta në pije.
2.Xhinxher dhe limon
Hidhni dy lugë xhenxhefil pluhur dhe lëng limoni në dy gota me ujë të nxehtë. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe pastaj pijeni.
3.Rosmarinë dhe grejpfrut
Vendosni dy lugë gjethe të thata të rozmarinës në dy gota me ujë valë dhe lëreni të ziejë për 5 minuta. Shtoni lëngun e një grejpfruti, përzieni dhe pijeni.
4.Çaj jeshil me xhenxhefil
Mbushni një lugë gjelle pluhur xhenxhefil në dy gota me ujë valë. Pas 5 minutash shtoni një lugë gjelle çaji jeshil. Lëreni të veprojë për 3 minuta dhe ëmbëlsojeni me një lugë çaji mjaltë para se ta pini.