Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Open” u pyet nëse e mendon dorëheqjen nga detyra e kryeministrit, kusht i vënë nga PD për të marrë pjesë në zgjedhje.
Rama u shpreh se nuk e mendon dorëheqjen, pasi sipas tij, ka detyrë ndaj qytetarëve që e kanë votuar.
“Këtë nuk e mendoj dot sepse kam një detyrë që ma kanë ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe ata që më kanë dhënë këtë detyre unë kurrë nuk i tradhëtoj. E kam thënë këtë dhe e përsëris. Unë bëj gabime se nuk jam i pagabueshëm, por nuk bëj gabim me qëllim për të tradhëtuar ata që më kanë dhënë votën”, tha Rama.
Ndërsa sa i përket protestuesve që kërkojnë largimin e tij me protesta, Rama tha; “ Sa i përket formulës se të dalurit në rrugë, ai nuk është një popull, por janë punonjës bashkish me drejtorë ujsjellës kanalizimesh, që vënë maska”.