InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: Asnjë pazar me Ramën, siç llomotisin bizneso-mediatikët!

30 Maj, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A

Lulzim Basha u ka dhënë dje fund gjithë hamendjeve dhe skenarëve jo zyrtarë për negociata sekrete mes tij e Edi Ramës për zgjidhjen e krizës. Nga qyteti i Elbasanit, ku ndodhej për një takim me të rinjtë e PD, Basha hodhi poshtë mundësinë që mes tij dhe Edi Ramës të ketë një marrëveshje bashkëqeverisëse. “Njësoj si minjtë e zënë në çark, në çarkun e paudhësive të tyre, Edi Rama dhe banda e tij kanë nisur të lëvrijnë nëpër anijen që po mbytet. Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë ankthin, e ndjejnë frikën, kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama. Le t’ia kujtojmë gjithësecilit që e ka kujtesen e shkurtër: Le ta them qartë dhe prerë:  Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë”,- deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

Deklarata e kreut të PD-së ngjan si një qëndrim i përsëritur dhe më parë, por në rrethanat aktuale politike merr një tjetër peshë. Në jo pak qarqe mediatike, afër qeverisë, janë hedhur si variante për zgjidhjen e krizës ide që çojnë dy palët kundërshtare PD dhe PS drejt një qeverie të përbashkët. Pavarësisht tezave të reja që hidhen në konsum publik, thelbi i skenarit është një kopje edhe më e keqe e marrëveshjes fatale për opozitën në vitin 2017. Sigurisht që janë hamendje dhe skenarë që gatuhen me kujdes nga brenda qeverisë për të trazuar zhvillimet politike. Ndaj dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalimin e Elbasanit u kujdes që të çmontonte jo vetëm këto thashetheme, por edhe transmetuesit e tyre që e shohin krizën aktuale vetëm si çështje ministrave, parash dhe pazaresh. Përgjigja që iu dha dje këtij skenari vlen edhe si reagim për 6 letrat publike të Edi Ramës. Kriza në të cilën po kalon Shqipëria nuk mund të zgjidhet më me mënyrat e sprovuara deri më sot, ku dy palët ulen dhe ndajnë pjesët e pushtetit. Është një krizë sistemi politik që kërkon ndërhyje të forta dhe çdo dalja jashtë parimeve do të godiste gjithë besueshmërinë e betejës që ka nisur opozita. Nëse Basha e bënte këtë do të ishte vdekje politike për të dhe copëtim përfundimitar i PD-së. Për këto arsye, Lulzim Basha ritheksoi edhe një herë kërkesën fillestare të opozitës, e cila është dhe çelësi që do të shmangte gjithë thellimin e krizës. “Jemi investuar që kriza të zgjidhet vetëm në interes të qytetarëve. Dhënie fund e qeverisë ilegjitime, largim i Edi Ramës qeveri tranzitore për zgjedhje të lira e të ndershme, dialog kombëtar për reformim të sistemit. Zotimi im si kryetar i PD dhe i opozitës së bashkuar është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore”,- deklaroi kreu i PD.

Në qëndrimin e tij, kreu i PD-së pati dhe një mesazh për ndërkombëtarët. Basha u shpreh se nga partnerët e huaj opozita nuk ka kërkuar asgjë më shumë se zbatimin në Shqipëri të standardeve që ata kanë në vendet e tyre. Bashkë më mesazhet për Ramën dhe ndërkombëtarët, Lulzim Basha bëri dhe apelin për protestën e 2 qershorit për një pjesëmarrje sa më masvie. Këto pesë ditë pritet të jenë dhe më vendimtaret në zgjidhjen e krizës aktuale. Partia Socialiste do të vendosë më 1 qershor nëse do t’i shkojë deri në fund marrëzisë së zgjedhjeve vendore e vetme apo do të ketë reflektim për rreziqet që i kanosen vendit. Vendimi për të hapur fushatën nga ana e PS shihet si fundi i mundësive që 30 qershori të jetë një datë normale. Për më tepër, nisja e premtimeve elektorale në një garë pa kundërshtarë do të jetë tallja më e madhe që një parti në pusht bën ndaj qytetarëve, 30 vjet pas rënies së sistemit monist.

Dje, Lulzim Basha rrëzoi orvatjet që po bëheshin në kulisa mediatike dhe qeveritare për të përhapur dezinformim se Basha dhe Rama do firmosin një marrëveshje 10-vjeçare për bashkëqeverisje./Qamil Xhani/

Të Lidhura

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025
Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025
Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025
Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025
Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025
Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

TË FUNDIT

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025

HOROSKOPI DITOR, e shtunë 19 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI DITOR, e shtunë 19 Korrik 2025

19 Korrik, 2025

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com