InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si do jetë protesta e 2 qershorit? Përgjigjet opozita: Jo më me lule, vetëm përballje!

30 Maj, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Si do jetë protesta e 2 qershorit? Përgjigjet opozita: Jo më me lule, vetëm përballje!

Redaksia e “Koha Jone” online iu drejtua me një pyetje të përbashkët disa prej pjestarëve të opozitës, pasi kryeministri Rama ka vendosur të hapë fushatën elektorale më 1 qershor, duke qenë i vetëm në votimet e datës 30 qershor. Ndërkohë Opozita ka lajmëruar protestën e saj më datë 2 qershor. Por sot Komisioni Europian (si dhe vitin e kaluar që nuk u realizua) dha verdiktin që t’i kërkojë shefave të shtetëve të BE që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke “harruar” krizën politike në Shqipëri.

Ky qëndrim i ka dhënë fuqi Edi Ramës, që pas këtij vendimi është shprehur se PS do të shkojë e vendosur drejt 30 qershorit, sepse opozita ka vdekur përfundimisht politikisht.

Ndaj kur nuk ka asnjë mjet tjetër për ta bindur Edi Ramën për gjetjen e një zgjidhje që vendi të mos shkojë në konflikt civil, e njëjta pyetje iu drejtua Mesila Dodës, Edi Palokës,  Luan Rama, Fatmir Mediut, Nard Ndokës, Agron Dukës.

Pyetja: Si mendoni se si duhet të jetë protesta e 2 qershorit; me parulla e lule dhe duke u shpërndarë në fund apo protestë përballje ku më pas të ngrihen çadra pafund nga sheshi “Nënë Tereza” deri te Lana në Bulevard?

Përgjigjen:

Mesila Doda, sekretare e Përgjithshme e PDIU: Protestë përballje e vazhdueshme e pa asnjë tërheqje. Nuk mundet më të vazhdojmë me protesta me parulla e lule. Në një vend europian e në një demokraci të konsoliduar kjo duhet të ishte mënyra e protestes, por kemi përballë një regjim autokratik e një demokraci që po shpërbëhet de facto e de jure. Vendi ndodhet në udhëkryq e në asnjë rast nuk mundet të sakrifikojmë demokracinë e pluralizmin në vend. Nëse ka njerëz që janë mësuar të ulin koken përballë dhunës e pushtetit ne duhet të zgjedhim t’i themi “JO” çdo regjimi autoritarist e kleptokratik.

Edi Paloka, nënkryetar i PD: Gjithë qëndrimet dhe mesazhet e Ramës, përfshi atë të dhënë nga vila e diktatorit, janë thirrje për luftë. Shqiptarët duhet t’i përgjigjen dhe do i përgjigjen. Ai harron që ka përballë njerëz që nuk kanë më asgjë për të humbur. Të shohim si do i dalin llogaritë, Ramës!

Luan Rama, nënkryetar i LSI: Forca e opozitës mbi të gjitha qëndron tek cilësia qytetare e protestës, e cila duke bërë të veten kauzën e lirisë për të zgjedhur e jo thjeshtë për të votuar, ka të legjitimuar rezistencën si mënyrë sjelljeje në të gjitha format e shfaqjes së rezistencës qytetare ndaj të keqes; me lule dhe me zemër, me parrulla dhe përballje! Vetëm nuk duhet harruar për asnjë moment; e keqja nuk ikën vetë, ajo duhet luftuar! Kete na e mëson përvoja botërore e luftës për liri dhe demokraci, këtë na e mëson edhe përvoja shqiptare e shekullit të kaluar!

Fatmir Mediu, kryetar i PR: Çdo mjet demokratik për të ruajtur pluralizmim politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Për të garantuar një qeverisje që i shërben interesit kombëtar, qeverisjes për njerëzit dhe jo për krimin dhe korrupsionin.

Nard Ndoka, kryetar i PDK: Opozita e Bashkuar duhet të mendojë seriozisht mbi rrezikun që kemi përballë, një mazhorancë e kapur dhe një kryeministër i çoroditur po e kthejnë vendin prapa në kohë dhe po asfiksojnë demokracinë e votës. Koha për të reaguar fort, shumë fort dhe me të gjitha mënyrat e mundëshme, për të penguar dhe larguar këtë bandë që ka kapur peng shtetin dhe vendin. Koha e protestave normale mendoj ka përfunduar, të gjithë janë sensibilizuar për rrezikun që i kanoset vendit; qytetarët janë të qartë dhe më të vendosur se kurrë; ndërkombetarët e kanë kuptuar, por nuk po orientohen për më tej, ndaj opozita ka një përgjegjësi kombëtare për ti dalë Zot vendit dhe demokracisë. Kur i Zoti i shtëpisë çmendet dhe tenton të mbysë njerëzit e shtëpisë, i takon dikujt të reagojë, të pengoje dhe të lidhë te “zotin e shtëpisë”!

Agron Duka, kryetar i PAA: Sikurse e kam theksuar edhe më parë, protesta jonë e fundit ishte një festival i vërtetë demokracie. Një demonstrim paqësor force, i cili do t’i shërbejë politikës në të ardhme si një etalon mbi mënyrën sesi duhet protestuar. Por, mbi të gjitha, do të ishte një mesazh, një kërkesë për ndryshim, që çdo qeveri do ta kishte kuptuar pa shumë vështirësi. Mirëpo nga momenti që kjo protestë trajtohet me indiferencë, apo tone tallëse nga mazhoranca, padyshim që nxitet një frustrim tek pjesëmarrësit të cilët nuk janë në protestë vetëm sepse thirren nga opozita, por sespse nuk pajtohen me këtë situatë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale. Dhe kur ‘bullizmi’ institucionalizohet, është e vështirë të kontrollosh qytetarët e frustruar nga arroganca, nga keqqeverisja, korrupsioni dhe mungesa e shpresës që këto fenomene sjellin, e për pasojë mund të çojnë në reagime të pakontrolluara në protestën e ardhshme. Madje edhe të kërkojnë një formë më të qëndrueshme proteste, qoftë edhe me çadra, deri në zgjidhjen përfundimtare dhe daljen nga ky udhëkryq i rrezikshëm.

Të Lidhura

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com