InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Manjani: Turp! Një kryeministër që thotë jemi mirë pa gjykata është i papranueshëm

23 Maj, 2019
in Aktualitet, Politikë
A A

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj qëndrimeve të Presidentit Ilir Meta lidhur me ngërçin e krijuar në reformën në drejtësi. Kryeministri tha se është më mirë që vendi të jetë pa Gjykatë Kushtetuese, sesa me një gjykatë me probleme. Por ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani e cilësoi si të rrezikshme këtë mendësi të kreut të qeverisë.

Në një reagim në Facebook, ai argumenton se sot vendi ndodhet në një situatë ekstreme ku e vetmja “gjykatë” është qeveria që vendosë për çdo gjë.

Reagimi i plotë i ish-ministrit Ylli Manjani në Facebook:

Në përpjekje të pa precedentë për të justifikuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri sqaron se: ” më mirë djepi bosh se shejtani brenda”…

Krejt pa lidhje është kjo shprehje Mirditore me mungesën e Gjykatës Kushtetuese.  Gjykata Kushtetuese ka qenë më e balancuara dhe gjithnjë ka arritur të japë zgjidhje të pranueshme çdo mosmarrëveshje ndërmjet pushteteve.

Gjykata Kushtetuese, me apo pa shejtan brenda, është garancia që Kushtetuta dhe veçanërisht liritë dhe të drejtat themelore zbatohen. Mungesa e gjykatës, automatikisht shtoi vendimmarrjen abuzive të qeverisë ndaj lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Raste pa fund e të përditshme të sjelljes abuzive, haptazi anti-kushtetuese të qeverisë, policisë dhe administratës na dëgjojnë veshët e na shohin sytë.

Në Shqipëri, pas nxjerrjes nga funksioni të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë pushtet apo autoritet tjetër të pavarur apo autonom. Qartësisht është vetëm qeveria e cila bën ç’a i do qefi.

Kushtetuta themeli i sundimit të ligjit ka rënë. Tani sundon vetëm qeveria! Ajo kontrollon gjithçka. Punën, pagat, bankat, telefonat, rrugët, pronat, jetën private, gjykatat, prokurorët po e po, mediat, fjalët në çdo faqe FB, shërbimet publike, biznesin privat, çdo gjë.

Ndaj s’ka se si të ketë gjykatë Kushtetuese e Kushtetutë ky vend.

Por, që shprehja Mirditore e përdorur nga Kryeministri të kishte kuptim, duhet të përdorej për QEVERINË.

Aty është shejtani/djalli/dreqi i mallkum. Aty është ulur këmbëkryq dhe bën çfarë i do qejfi.

Në çdo sistem demokratik, qeveria është problemi dhe gjykatat janë mbi qeverinë për të siguruar që ky problem nuk bie në mënyrë abuzive mbi njerëzit.

Edi Rama po rreket të na bindë për të kundërtën…

Demokatikisht cilido Kryeministër që mbron tezën se më mirë pa gjykata sesa pa qeverinë e tij, është i papranueshëm.

Shumë turp!

Të Lidhura

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025
Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025
Tirana rrethohet nga zjarret
Aktualitet

Tirana rrethohet nga zjarret

12 Gusht, 2025
Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës

11 Gusht, 2025
I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse
Aktualitet

I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse

11 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025

16 Gusht, 2025

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025

15 Gusht, 2025

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com