Hëna po përjeton ndryshime drastike vitet e fundit sipas shkencëtarëve dhe po tkurret në mënyrë progresive.Imazhet e marra nga sonda ndër vite treguan tkurrjen e Hënës, duke lënë në sipërfaqe shumë pjesëza.
Ekspertët e Universitetit të Maryland shpjegojnë se hëna po tkurret për shkak të tërmeteve duke përdorur një algoritëm për të analizuar të dhënat sizmike të marra nga misioni Apollo mes viteve 60 dhe 70.
Hulumtimi i ri bazohet në tërmetet e matura nga sizmometrat që nga vitet 1969 deri më 1977.
“Kjo do të thotë se hëna ka arritur të mbetet tektonike aktive edhe pas 4.51 miliardë vjetësh”, tha shkencëtari planetar, Thomas Watters, i cili udhëhoqi hulumtimin.
Sipas ekspertëve këto zbulime tregojnë se duhet të kthehen në Hënë për të kuptuar më shumë lidhur me gjeologjinë e saj.