Për fat të keq, të gjithë ne në një pikë do të ndeshemi ballë për ballë me vrazhdësinë, armiqësinë dhe zilinë. Dhe shumë prej nesh krejt natyrshëm përgjigjemi sy për sy.
Por është e rëndësishme të mbani mend se, mënyra si reagojmë ndaj negativitetit që na hidhet nga të tjerët është gjithmonë zgjedhja jonë, dhe vetëm zgjedhja jonë.
Më poshtë një parabolë e njohur, që do të ndihmojë të kujtoni mësim të rëndësishëm: ndonjëherë është më mirë të ruani qetësinë dhe të mos reagoni ndaj gjërave të këqija që njerëzit thonë për ju.
Një herë, një luftëtar arrogant erdhi të takojë një Samuraj të mençur.
“Ti je një budalla plak!”, i tha.
“Nuk të ka mbetu pikë force. Do të të hedh përtokë me një goditje”.
Por mësuesi i vjetër vazhdoi me mësimin e tij, dhe luftëtari u largua andej nga kish ardhur.
“Mjeshtër, përse i tolerove fyerjet e tij? Duhej ta kishe sfiduar në një dyluftim”, i tha mësuesit një prej nxënësve.
“Nëse dikush të sjell një dhuratë dhe ti nuk e merr, kujt i përket ajo?”, pyeti mësuesi.
“Atij që ta ofron”, u përgjigjën në kor nxënësit.
“E njëjta gjë vlen për zilinë dhe për fyerjet: nëse refuzon t’i pranosh, i përkasin atij që t’i ka ofruar”.