Romario Aliaj, 33-vjeçari që shikoni në foton e mëposhtme është i riu që i shpëtoi atentatit në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, në momentin që ishte nën drejtimin e makinës së tij tip “Benz”.
Në drejtim të tij u qëlluan plot 25 plumba, pra një karikator i plotë. Mjeti i tij menjëherë pas sulmit me armë përfundoi në kanal.
I riu udhëtonte vetëm në momentin e incidentit ku përfundoi me lëndime të lehta nga aksidentimi i makinës.