Një 12-vjeçar është mbytur në lumin Valbonë. Pasditen e së dielës familjarët kanë njoftuar policisë se fëmija i tyre i mitur J.D, banues në fshatin Dragobi, kishte shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës. Por i mituri nuk është kthyer më.
Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit.
Në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.