InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Festa e nënës në Europë, personazhet pozitive dhe negative të nënave në krijimtari

12 Maj, 2019
in InfoPress, Lifestyle
A A
Festa e nënës në Europë, personazhet pozitive dhe negative të nënave në krijimtari

Mamaja është vetëm një, apo nënë nuk të bëhet njeri, siç thotë edhe shprehja e njohur shqiptare. Për fat, duhet thënë, në çdo rast. Sepse, përveç figurave të dashura dhe ekzemplare, ikona të vërteta të shpirtit të sakrificës, historia dhe letërsia njohin edhe personazhe me një mizori të llahtarshme.

Me rastin e festës së Nënës, e cila është sot në pjesën më të madhe të vendeve europiane, ja disa raste të nënave të mrekullueshme, të cilave mbase duam t’i ngjajmë dhe të tjera të ‘tmerrshme’, para të cilave jemi shumë të lumtur që nuk na ka rënë një e tillë.

MAMATË E KËQIJA

Medea – Kjo është me siguri nëna më mizore e historisë. Sipas mitologjisë greke, u dashurua marrëzisht me Xhasonin, heroin i cili kërkonte Vellon e Artë. Për ta ndihmuar, Medea nuk heziton të vrasë vëllain Apsirto, duke i hedhur pjesët e trupit të tij në det, për të detyruar të atin të mos e ndiqte.

Në tragjedinë e Euripidit tregohet se Xhiasoni, pasi ishte martuar me të dhe kaloi disa vite si bashkëshort i saj, për t’u ngjitur në fron, nuk heziton ta braktisë, për t’u martuar me vajzën e mbretit të Korinthit.

Për t’u hakmarrë, Medea vret bijtë që kishte me të, për t’i mohuar vazhdimësinë në fron.

Gertude – Një tjetër personazh i famshëm me një nënë të vështirë është Hamleti.

Sipas William Shakespeare, nëna e tij Gertude, dy muaj pas vdekjes së të shoqit, mbretit të Danimarkës, vendos të martohet me të kunatin, Klaudion, duke e ditur se ai është vrasësi i mbretit. Hamlet vuan tmerrësisht për këtë zgjedhje, që mes të tjerave e privon edhe nga mundësia për t’u ngjitur në fron, por mbi të gjitha sepse Gertude tanimë e çon të gjithë dashurinë e saj mbi të birin që ka me burrin e dytë, në një ndër tradhëtitë më të mëdha të njerëzimit.

Madame Bovari – Në romanin me  të njëjtin titull të Gustave Flaubert, Emma është një grua romantike, por thellësisht egoiste.  E bija, vogëlushja Bertha është pasqyrimi i pasigurive të saj dhe gabimeve, aq shumë sa Ema është e paaftë të kujdeset për të. Në fund Ema vetvritet, duke mos e menduar fare vajzën dhe duke e lënë të vetme përgjithmonë.

Mrs. Bennet – Në “Krenari dhe paragjykim” të Jane Austen është mamaja e protagonists Elisabeth. Autorja e përshkruan si një grua të papërshtatshme, injorante dhe të zhurmshme. Pikërisht pakujdesia e saj dhe tentativat e vazhdueshme për t’i gjetur burrë pesë vajzave të saj, do jenë pengesa që vajzat të jenë të lumtura. Për fat, dy më të mëdhatë, Elisabeth e Jane, gjejnë burra të zotë për të ‘neutralizuar’ vjehrrën ‘e llahtarshme’.

Mbretëresha e natës – Ky personazh mizor i operës “Flauti Magjik’ të Moxartit, është nëna e Paminas dhe zonja e Errësirës. Fillimisht ngjan e dashur dhe e mirë, por më pas shfaqet despotike dhe pa zemër, aq sa detyron të bijën të zgjedhë mes dashurisë për nënën dhe dashurisë për Taminon e saj, duke i propozuar edhe të vrasë priftin Sarastro, i cili ishte në dijeni të lidhjes së tyre të dashurisë. Por vajza nuk e kryen krimin dhe bashkohet me të dashurin e saj.

NËNAT E MIRA

Penelope – Sipas mitologjisë greke, ajo është gruaja e Uliksit dhe nëna e Telemakos. Ajo mbetet besnike ndaj të shoqit në vitet e gjata të pritjes teksa ai ishte në luftën e famshme të Trojës dhe në 10 vitet e kthimit në shtëpi, mes peripecive, refuzonte kërkesat e Procit i cili kërkonte dorën e saj dhe aspironte fronin e Itakës. Kjo grua është shembulli i integritetit, dashurisë mëmësore pa kufij, ashtu si pëlhura e saj që thurej ditën dhe shthurej natën, për ta bërë të pafundme zgjedhjen e saj të pretendentit të ri.

Mrs. March – Kjo është nëna e dashur dhe shembullore e katër ‘Grave të Vogla’, krijuar nga pena e Louisa May Alcott:  Meg, Jo, Beth dhe Amy. Ajo arrin të kujdeset për të bijat pa ndihmën e të shoqit, i cili është nisur për në luftë dhe arrin që, ëedhe në mes të vështirësive të mëdha, të mos e humbasë kurrë aftësinë për të transmetuar dashuri dhe siguri. Ajo është nëna që të gjithë do donin të kishin.

Molly Weasley – Kjo është nëna e Ron, miku i zemrës së  Harry Potter, në sagën e famshme të J.K. Rowling. Ajo është një nënë mikpritëse, e dashur dhe mbrojtëse, por edhe shumë autoritare, nakthioze dhe pak e ashpër, e aftë për të çuar përpara me dashuri një familje prej shtatë fëmijësh. Shtëpia e saj , e quajtur me dashuri,  Strofulla, është ndër më mikpritëset dhe të ngrohtat në letërsinë angleze.

Hester Prynne – Në romanin “ Shkronja e purpurtë” e  Nathaniel Hawthorn, Hester është një grua kurajoze dhe e vendosur. E martuar me një shkencëtar të moshuar, ajo  ka një vajzë nga një marrëdhënie jashtëmartesore dhe për këtë është e detyruar të mbajë mbi gjoks një shkronjë A të në ngjyrë të kuqe të ndezur. Hester refuzon të tregojë emrin e të dashurit të saj dhe lufton fortë  për të mos humbur kujdestarinë e vajzës së saj aq të dashur Pearl.

Marge Simpson – Mamaja më e verdhë e filmave vizatimorë, me flokët e saj karakteristikë blu, të kapur në formë kulle, është gruaja e Homer Simpson dhe nëna e Bart, Lisa dhe Maggie. E ëmbël dhe e duruar, ajo përfaqëson gruan dhe nënën tipike amerikane të dikurshme.  E mirëkuptueshme, e dashur, e përkushtuar ndaj familjes.  Edhe pse nganjëherë shfaqet si naive, e le veten ta falin shumë shpejtm pasi është gjithnjë e përkushtuar ndaj fëmijëve. Ashtu si nënat e tjera të kësaj liste, është një pasqyrë e epokës së saj dhe një ikonë e kohës sonë.

Të Lidhura

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit
Lifestyle

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

9 Shkurt, 2026
Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026
Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri
Lifestyle

Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri

3 Janar, 2026
EKSKLUZIVE: Letër prekëse për Krishtlindje – Parashqevi Simaku surprizohet nga djali i saj, Luke (FOTO
Lifestyle

EKSKLUZIVE: Letër prekëse për Krishtlindje – Parashqevi Simaku surprizohet nga djali i saj, Luke (FOTO

26 Dhjetor, 2025
Ja pse është e domosdoshme pastrimi i bimëve në shtëpi
Lifestyle

Ja pse është e domosdoshme pastrimi i bimëve në shtëpi

25 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com