Regjisori i nominuar për Oskar, John Singleton ka vdekur në moshën 51-vjeçare.
Në një deklaratë familja e tij tha se regjisori ‘vdiq në paqe’ menjëherë pasi iu hoqën aparaturat që e mbanin në jetë në Los Angeles.
Singleton ishte nën kujdes intensiv pas një goditje në zemër.
Të hënën, familja e tij tha se kishin marrë vendimin e vështirë për ti hequr aparaturat që e mbanin në jetë.

Një zëdhënës i familjes konfirmoi se babai i 7 fëmijëve vdiq i rrethuar nga miqtë dhe familja.
Në deklaratën e tyre, familja gjithashtu shfrytëzoi mundësinë për të rritur ndërgjegjësimin rreth hipertensionit, ose presionit të lartë të gjakut, në komunitetin afrikano-amerikan.
Ata thanë se regjisori nuk i kishte kushtuar rëndësi simptomave dhe u kërkuan njerëzve të vizitoheshin.
I lindur në Los Angeles, ai konsiderohej një pionier për regjisorët afrikano-amerikanë në vitet 1990.
Në vitin 1992, Singleton u bë regjisori i parë afrikano-amerikan që u nominua për regjisorin më të mirë Oscar me debutimin e tij Boyz N The Hood.
Gjithashtu ishte regjisori më i ri i nominuar ndonjëherë për çmimin.
Ai mori një nominim të dytë për ‘skenarin më të mirë origjinal’ për filmin.