InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lajme

Sot nis mosbindja civile ndaj kryeministrit Rama

25 Prill, 2019
in Lajme, Politikë
A A
Sot nis mosbindja civile ndaj kryeministrit Rama

-Sot Opozita bllokon akset kryesore. Në Elbasan tek rreth rrotullimit i Bradasheshit, në Durrës në kryqëzimin e rrugës Plepa- Kavajë, në kryqëzimin e Milotit, në Fier në zonën e njohur me emrin rrotullimi i Sheqit dhe në Tiranë te rrotullimi “Shqiponja”.

Opozita ka vendosur përshkallëzojë aksionin e saj politik në nivel kombëtar. Ditën e sotme, në orën 18:00, në pesë akset kryesore të vendit, drejtuesit e opozitës dhe ish-deputetët do të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në shenjtë revolte ndaj qeverisë ‘Rama”. Burime nga opozita deklaruan se drejtuesit e partive politike do t’u bashkohen qytetarëve në  Elbasan te rreth rrotullimit i Bradasheshit, në Durrës në kryqëzimin e rrugës Plepa- Kavajë, në kryqëzimin e Milotit, në Fier në zonën e njohur me emrin rrotullimi i Sheqit dhe në Tiranë te rrotullimi Shqiponja. Parashikohet që qarkullimi të mbahet i bllokuar për rreth një orë. Drejtuesit e degëve të partive kryesore opozitare kanë marrë udhëzime që gjatë zhvillimit të protestës të shmangin tensionet dhe provokimet nga ana e policisë. Ndërkohë që protestës pritet t’i bashkohen mjaft qytetarë të cilët kanë përkrahur idenë e një reagimi të fortë ndaj qeverisë.

Tubimi i sotëm i opozitës nuk është hera e parë që zhvillohet në këtë mënyrë dhe pritet të shoqërohet me tensione nga ana e policisë. Bllokimi i rrugëve, cilësohet si vepër penale dhe pritet që forcat e policisë të mos lejojnë grumbullimin e qytetarëve. Një tjetër argument i policisë është se opozita nuk ka kërkuar leje për zhvillimin e tubimeve.

Por protesta e sotme që ka zgjedhur opozita dhe qytetarët nuk është një tubim i zakonshëm, ku duhet leje nga ana e forcave të rendit. Bllokimi i rrugëve është një formë reagimi që shkon drejt mosbindjes civile. Edhe pse deklarohet se bëhet fjalë për një afat të caktuar, rreth një orë bllokim i rrugëve, tubimi i opozitës është një mesazh që shkon përtej një proteste të zakonshme. Mosbindja civile nënkupton se qytetarët zgjedhin të mos i binden zbatimit të një ligji apo një qeverie duke refuzuar autoritetin e saj. Në rastin konkret, më shumë se mosbindje civile ndaj një fenomeni apo ligji, kemi të bëjmë më një reagim dhe lëvizje popullore kundër qeverisë. Situata në të cilën ndodhet vendi dhe kriza politike që thellohet çdo ditë, po i çon qytetarët drejt akteve ekstreme duke  demonstruar hapur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes “Rama”.

Sigurisht do të ketë qytetarë që do ankohen për qarkullimin dhe socialistë të inatosur që do t’i etiketojnë njerëzit që do dalin në rrugë si vandalë dhe barbarë. Një pjesë e atyre që do ngrenë më shumë zërin, janë të njëjtët që në vitet 2005-2013, bllokonin çdo rrugë që u kërkonte Edi Rama dhe digjnin goma kudo ku u sugjeronte kryetari. Ndërkohë sot jemi në një situatë tjetër. Qeveria jo vetëm nuk njeh asnjë kërkesë të opozitës për zgjedhjet, por po shkon drejt një skenari të rrezikshëm për vendin duke hyrë në zgjedhje pa opozitën. Po shpiket një opozitë që vjen nga zyrat e qeverisë dhe e gjitha kjo po serviret si tregues i demokracisë së një vendi. Policia po dhunon sistematikisht protestuesit para Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe më gjykatat kanë më shumë procese me akuza politike ndaj protestuesve sesa ndaj kriminelëve apo të korruptuarve. Në mënyrë të frikshme, vendi po rend drejt një krize totale dhe konflikti për të cilin qeveria nuk po bën asnjë hap pas për ta shmangur. Opozita reale nuk është prej muajsh në Kuvend, në institucione dhe qeveria po mundohet edhe ta fshijë nga mediat dhe opinioni krizën reale që po ndodh në vend.

Në këto kushte, kur demokracia po kërcënohet me asgjësim, qytetarëve dhe opozitës nuk u mbetet gjë tjetër veçse të dalin në rrugë. Është e vetmja formë për t’u treguar edhe atyre pak njerëzve që ende nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh se në lojë nuk është fati i partive, por fati i Shqipërisë.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com