InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lajme

Koalicioni Opozitar, Basha: Zgjedhje farse në Shqipëri nuk do të ketë, Kryeministri Rama do ikë!

24 Prill, 2019
in Lajme, Politikë
A A
Koalicioni Opozitar, Basha: Zgjedhje farse në Shqipëri nuk do të ketë, Kryeministri Rama do ikë!

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur mesditën e sotme pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar me partitë aleate. Basha është shprehur se nuk do të ketë asnjë palë zgjedhje farsë në Shqipëri.

Marrëveshja me 10 pika e zbardhur nga Top Channel:

1. Krijimin e një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.

2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

3. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për:

-kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të përkohshme parlamentare.

-përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri.

-Realizimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit , luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

– Krijimin e klimë së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrje politike.

– Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.

4. Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.

5. Pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve (të diktuara nga pakti i Edi Ramës në krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin.

6. Rikonfirmojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë . Familjen Europiane.

7. Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare apo politikat rënduese fiskale. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private. Kjo Platformë e Përbashkët ka për qellim nxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

8. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

9. Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të çdo cilit dhunohet nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.

10. Angazhohemi për një marrëdhënie elektorale me çdo individi apo parti politike, të identifikuara aktualisht si opozitare, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.

Koalicioni i Bashkuar Opozitar dhe Qytetar ngarkon Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe e Koalicionit, për realizimin e marrëveshjeve individuale apo në grup për zgjedhjet me të gjitha palët nënshkruese. /Partitë politike të Koalicioni opozitar/

Deklaratën Basha e bëri pasi firmosi me Monika Kryemadhin e LSI.

Pjesë nga deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Kemi përfunduar paraditen e sotme nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit opozitar për zgjedhjet e ardhshme.

Në orët dhe ditët në vijim, ky koalicion do të shtohet me radhët e të tjerë aktorëve.

Hapi i parë është kthimi i vendimmarrjes së shqiptarëve. Nuk do të lejojmë që vullneti i shqiptarëve të drejtohet nga krimi që më pas prodhon një parlament fals, një qeveri false.

Angazhohemi për çuarjen përpara të reformës në drejtësi pa ndikime politike, por që të ofrojë një drejtësi për shqiptarët. Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama e bashkëpunëtorët e tij, duke nisur nga Vangjush Dako e Damian Gjiknuri.

Ndërsa Monika Kryemadhi, kryetare e LSI tha se “Votime kanë bërë gjithë diktatorët. Shqiptarët duhet të jenë të garantuar që të zgjedhin atë që duan. Kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët për të rinjtë e të rejat dhe për të gjithe ata që duan të ndertojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ky është një koalicion përballë një shteti të kapur. Edi Rama është telekomanda e krimit të organizuar”-tha kryetarja e LSI.

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com