Një sportiste ka thyer keq të dyja këmbët e saj gjatë një performance.
Pamjet janë të rënda dhe tregojnë momentin e dhimbshëm për të, gjatë një ushtrimi të vështirë që po e realizonte gjatë një kompeticioni mes universiteteve në SHBA.
Samantha Cerio pësoi incidentin e tmerrshëm pas një saltoje të dyfishtë të cilën nuk e përfundoi siç duhet.
Përveç frakturës në të dyja këmbët, gjimnastja ka nxjerrë nga vendi edhe të dy gjunjët.
Pasi u shtrua në spital, Samantha njoftoi në rrjetet sociale se karriera e saj si gjimnaste ka përfunduar.
3