=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
in Aktualitet
A A
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Shpëtim Axhami, ka ngritur një shqetësim të fortë mbi një prej plagëve më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare: largimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga vendi dhe pasojat që kjo sjell për të ardhmen e Shqipërisë.

Në një reagim të publikuar më 8 gusht, Axhami e lidh situatën e sotme me eksodin e viteve 1990–1991, duke vënë në dukje ndryshimin mes dy periudhave. Sipas tij, në fillim të viteve ’90 shqiptarët u larguan në kërkim të lirisë pas dekadash izolimi, ndërsa sot një pjesë e madhe e atyre që largohen e bëjnë këtë për shkak të humbjes së besimit dhe shpresës për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre.

“Është më i rrezikshëm sepse sot shqiptarët po largohen në heshtje”, shprehet kreu legalist, duke e konsideruar shpopullimin një problem që tejkalon dimensionin ekonomik dhe social.

Axhami thekson se nga vendi po largohen të rinj, profesionistë dhe familje, pra pikërisht shtresat që përbëjnë potencialin njerëzor dhe zhvillimor të Shqipërisë. Ai e lidh këtë fenomen me mungesën e perspektivës, vështirësitë ekonomike, problematikat në shërbimet publike, korrupsionin, klientelizmin dhe perceptimin se meritokracia nuk funksionon gjithmonë.

Në qëndrimin e tij, kreu i PLL-së nuk e trajton emigracionin thjesht si një çështje ekonomike, por si një problem me përmasa strategjike për të ardhmen e vendit.

“Kur një vend humbet njerëzit, veçanërisht të rinjtë, humbet të ardhmen”, argumenton Axhami, duke kërkuar që shpopullimi të trajtohet me një qasje të re dhe gjithëpërfshirëse.

Në përfundim, kreu i Lëvizjes së Legalitetit e cilëson shpopullimin si një “fatkeqësi kombëtare” dhe kërkon që ai të shpallet emergjencë kombëtare, duke e vendosur këtë çështje në qendër të vëmendjes politike dhe shoqërore.

Qëndrimi i Axhamit vjen në vijim të reagimeve të tij mbi çështje me interes kombëtar, ku ai ka kërkuar që problematikat që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe të ardhmen e vendit të trajtohen përtej debateve politike të ditës, përmes politikave konkrete dhe zgjidhjeve afatgjata.

Publikimi i plotë:

NGA EKSODI I LIRISË TEK SHPOPULLIMI I HUMBJES SË SHPRESËS!

1991-8 Gusht-2026

Në vitet 1990–1991 shqiptarët u derdhën në ambasada, porte e kufij. Ishte një eksod biblik, një shpërthim i jashtëzakonshëm i një populli që kërkonte të çante murin e izolimit komunist dhe të fitonte atë që i ishte mohuar për dekada, lirinë.

Sot po ndodh një tjetër eksod.
Pa ambasada të rrethuara, pa turma në porte, pa pamjet dramatike të atyre viteve dhe pikërisht për këtë arsye është eksod edhe më i rrezikshëm.

Është më i rrëzikshëm sepse sot shqiptarët po largohen në heshtje. Po ikin sepse nuk besojnë dhe kanë humbur shpresën nëse mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në vendin e tyre!

Po ikin të rinjtë, profesionistët, familjet, njerëzit që duhet të ishin energjia dhe shpresa e këtij vendi.

Nuk po ikin vetëm nga varfëria.
Po ikin nga mungesa e perspektivës.
Po ikin nga një ekonomi që nuk u jep mundësi, nga shërbime publike që nuk ju japin siguri, nga administrata që nuk jep shërbim dhe kur jo gjithmonë për këtu fiton më i afti, nga korrupsioni, rendi e qetësia, nga klientelizmi dhe nga ndjenja se ky shteti nuk është për qytetarin.

Kjo është një FATKEQËSI KOMBËTARE.

Një vend mund të humbasë para, mund të zhvilloj ekonominë ose edhe mund të jetë i varfër për momentin, mund të ndërtojë dhe shkatërroj rrugë e godina.
Çdo gjë krijohet edhe mundësohet!
Por kur një vend humbet njerëzit, veçanërisht të rinjtë, humbet të ardhmen.
Prandaj!
Shpopullimi duhet të shpallet emergjencë kombëtare🇦🇱

Të Lidhura

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!
Aktualitet

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!

24 Shtator, 2026
PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”
Aktualitet

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”

22 Shtator, 2026
BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026
PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026
“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

TË FUNDIT

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!
Aktualitet

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!

24 Shtator, 2026

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”
Aktualitet

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”

22 Shtator, 2026

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com