I lindur në Prishtinë, 33 vite më parë, sulmuesi Besart Berisha numëron plot 4 nënshtetësi. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shfaqet fotoja e familjes, ai ka njoftuar se është bërë shtetas australian, duke shkruar: “Jemi kaq shumë të lumtur që tashmë u bëmë shtetas australian. E dua këtë vend”.

Berisha momentalisht aktivizohet në kampionatin japonez te skuadra e Sanfrece Hiroshima. Shumë vite më parë, shqiptari i Kosovës, mori nënshtetësi serb, pasi kjo e ndihmonte në kohën kur aktivizohej në futbollin gjerman, teksa sulmuesi nuk u mendua 2 herë, duke u bërë shtetas serb.

Më pas 33-vjeçari u pajis me pasaportën shqiptare, teksa mbajti veshur fanellën e Kombëtares kuqezi gjatë viteve 2006-2009, ku u aktivizua 17 takime dhe realizoi 1 gol. Me krijimin e Kosovës, sulmuesi zgjodhi të luante për “dardanët” teksa u aktivizua vetëm 1 ndeshje në vitin 2017.











