Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale thirrje e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme.
Në deklaratë theksohet se këshillohet kujdes i shtuar nga amerikanë në të gjithë botën dhe se duhet të ndiqen me kujdes udhëzimet e njoftuara nga ambasadat e SHAB në vendet përkatëse.
Postimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:
Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar.
Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara.

Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore.











