Aktivisti Andrea Bregu ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale ku pretendon se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka sekuestruar materiale që lidhen me kryeministrin Edi Rama.
Në reagimin e tij, Bregu shkruan se informacionin e ka marrë nga një burim që ai e cilëson si “koleg tek SPAK”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e materialeve apo kontekstin e veprimit të pretenduar.
Deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim apo konfirmim zyrtar nga SPAK apo BKH lidhur me këtë pretendim.
Institucionet e drejtësisë nuk kanë bërë publike asnjë informacion që të mbështesë deklaratat e aktivistit, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një procedurë hetimore konkrete apo për një interpretim personal.
Çështjet që lidhen me veprimet e organeve të drejtësisë zakonisht bëhen publike përmes komunikimeve zyrtare, ndërsa informacionet e pa verifikuara në rrjete sociale kërkojnë trajtim me rezervë.











