InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

ZYRTARE/ Ja VKM e detajuar për Amnistinë Penale 2026, përfitojnë mbi 15 mijë shtetas

6 Shkurt, 2026
in Aktualitet
A A
ZYRTARE/ Ja VKM e detajuar për Amnistinë Penale 2026, përfitojnë mbi 15 mijë shtetas

Qeveria e kryeministrit Edi Rama miratoi sot zyrtarisht amnistinë penale. Nga kjo amnisti, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu.

Saka sigurohet ulje dënimi për 853 të dënuar dhe pushim i ndjekjes penale për mijëra të tjerë. Në total janë mbi 14 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj që janë nën ndjekje penale dhe u pushohen çështjet.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, foli mbi vendimin

“447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj. Numri real i përfituesve nga pushimi i ndjekjes penale është shumë më i lartë”.

Miratimi i vendimit erdhi një muaj e gjysmë pasi nisma ishte prezantuar që në dhjetor dhe nga sot ky vendim depozitohet në Kuvend.

Nga të dhënat më të fundit të rakorduara me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shërbimin e Provës si dhe Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe 853 të tjerë ulje dënimi.

Ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 të dënuar me masa alternative.

Për më tepër, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.

“Përveçse një akt i qartë human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, ky është një hap konkret që ul presionin e popullimit të burgjeve dhe për të fokusuar drejtësinë aty ku rreziku shoqëror është real”, tha ministri.

Sipas tij “nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon riintegimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës si dhe standardet evropiane”.

Ministri i Drejtësisë tha më tej në deklaratën e tij se pret që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin pa vonesa në mënyrë që amnistia të fillojë efektet e saj.

“Objektivi ynë ambicioz është të kemi një sistem që di të ndëshkojë fort kur duhet, por edhe të japë një shans për t’u rikthyer në shoqëri.

Drejtësia nuk është vetëm ndëshkim, por edhe një mundësi e dytë e drejtuar nga humanizmi dhe rehabilitimi. Falënderoj të gjitha institucionet që kontribuuan në këtë proces dhe pres që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin sa më parë, në mënyrë që efektet pozitive të amnistisë të ndihen nga mijëra familje shqiptare”, tha Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Nga kjo amnisi nuk përfitojnë subjektet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posacme për Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar.

Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas kalon për miratim në seancë plenare.

Të Lidhura

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026
Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com