Mblidhet sot Kuvendi! Partia Demokratike ka depozituar listën e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare.
Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 deklaroi se PD-ja ka depozituar mbrëmë listën me emrat e 4 komisioneve.
Ditën e hënë, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku u miratua lista e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe lista e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime vetëm nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe çështja i kaloi për miratim seancës plenare.
Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale