Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike pas vitesh në shërbimin e jashtëm amerikan.
Lajmi u bë publik nga gazetari Blendi Fevziu, i cili ndau edhe një foto nga ceremonia e zhvilluar të premten në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë ceremoni morën pjesë të afërm të ambasadores Kim, kolegë diplomatë, përfaqësues të ambasadave dhe personalitete nga Shqipëria dhe SHBA-të.
Të pranishëm ishin ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, ambasadori i Shqipërisë në Washington, Ervin Bushati, si dhe gazetarja Ilva Tare.
Yuri Kim ka pasur një karrierë të gjerë diplomatike, duke shërbyer në vende kyçe si Koreja e Jugut, Japonia, Kina, Iraku, Turqia dhe së fundmi në Shqipëri, ku mbajti postin e ambasadores nga viti 2019 deri në vitin 2023.
Kujtojmë që, pas largimit të Yuri Kim nga posti i diplomates në Tiranë, Shqipëria ka mbetur pa ambasador amerikan prej qershorit të vitit 2023.
Yuri Kim po ashtu pati përplasje me opozitën për shkak se nën udhëheqjen e saj, pas djegies së mandateve në vitin 2019, në vend të mbështetjes ndërkombëtare mori goditje të rënda prej tyre.