InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

16 Qershor, 2025
in Sociale
A A
HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

Është kjo historia e pazakontë.

26-vjeçari nga India me profesion elektricist IT, la pas jetën teknologjike për t’iu kthyer pasionit të tij të hershëm, punës me kafshët.

“Kam studiuar për elektricist IT-je dhe lashë profesionin për të punuar si bari sepse më pëlqejnë kafshët. Shkova afër fshatit tim në një fermë dhe aty punova për 3 vite, ishte një fermë e vogël”, tha Thomas.

“Po kërkoja një punë në fermë bagëtish. Unë jam nga India. Para se të vija këtu punoja në një fermë në Indi por aty nuk ka shumë dhi, dele dhe lopë ndërsa këtu ka shumë. Erdha këtu para një muaji, aplikova për një punë ferme dhe u vendosa këtu”, u shpreh ai.

Për të jetesa në Shqipëri edhe pse për një kohë të shkurtër është një përvojë pozitive. Teksa tregon si është dita normale për një bari ai thotë se pasioni i tij për tu kujdesur për kafshët nuk është i rastësishëm por diçka e trashëguar

“Deri tani jam i kënaqur, njerëzit  janë shumë miqësorë këtu. Zgjohem çdo ditë në 7 të mëngjesit për të shkuar në fermë dhe pasi mjel lopët dhe dhitë më pas dal për të kullotur bagëtitë. Kthehem rreth orës 7 të mbrëmjes në fermë dhe përsëri mjel bagëtitë”, tha bariu indian.

“Jam 26 vjeç dhe gjyshi im bën të njëjtin profesion, ndërsa babai im është shofer. Zgjodha të punoj si bari sepse i dua shumë kafshët, që i vogël më pëlqente kjo gjë. Më pëlqejnë kafshët por edhe Shqipëria pasi ka një natyrë të bukur dhe klimë shumë të mirë, besoj se e ardhmja është e mirë këtu”, shtoi Thomas.

Puna baritore në Shqipëri po zbehet vit pas viti si pasojë e të rinjve që braktisin fshatin pasi mes të tjerash e konsiderojnë këtë profesion si të vështirë dhe pak të vlerësuar.

Por Rijo i cili preferon të jetojë mes malesh dhe t’iu përkushtohet kafshëve pavarësisht vështirësive zgjedh të përcjellë një mesazh.

“Kam venë re se këtu puna e bariut nuk është e pëlqyeshme për të rinjtë, por dua t’iu them që duhet t’i duan kafshët, të kujdesen për to sepse janë shumë miqësore”, përfundoi ai. /Tch/

Të Lidhura

Mbi 60% e të rriturve në Shqipëri janë mbipeshë ose obezë
Sociale

Mbi 60% e të rriturve në Shqipëri janë mbipeshë ose obezë

28 Shkurt, 2026
Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026
Fenomeni i ri në Shqipëri, 5-10% e martesave po bëhen me kontratë. Avokatja: Intelektualët dhe biznesmenët duan…
Sociale

Fenomeni i ri në Shqipëri, 5-10% e martesave po bëhen me kontratë. Avokatja: Intelektualët dhe biznesmenët duan…

20 Janar, 2026
Posta hapur/ Nga sot çdo pensionist mund të tërheqë bonusin e fundvitit
Sociale

Posta hapur/ Nga sot çdo pensionist mund të tërheqë bonusin e fundvitit

1 Dhjetor, 2025
Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare
Sociale

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare

7 Tetor, 2025
Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!
Sociale

Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!

23 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 14 prill 2024

14 Prill, 2026

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com