Luan me flokët e tij dhe me të tuat
Gratë luajnë me flokët e tyre kur duan të tërheqin dikë edhe burrat në një situatë të ngjashme kanë tendencën që të luajnë me flokët ose me mjekrën e tyre. Nëse e bën këtë duhet të jesh e lumtur pasi ai dëshiron të jetë sa më afër teje duke të prekur sa më shumë të jetë e mundur.
Mban kontaktin me shikim
Një burrë i dashuruar nuk do të mund të heqë dot sytë nga ty. Nuk do të ndalojë dot, pasi për të je gjëja më e bukur në botë. Është shumë e lehtë ta dallosh këtë sjellje.
Ngre vetullat
Kur burrat ngrenë vetullat për të të dëgjuar është një tregues i madh i dashurisë që mund të kenë për ty. Asgjë nuk i tregon ndjenjat e tyre më mirë se sa ky gjest i vogël. Kjo ndodh vetëm kur diçka i habit, ose i pëlqen.











