Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvilloi një takim me qytetarët e Sarandës këtë të enjte ku edhe foli mbi arsimin dhe planet e tij nëse më 11 maj do t’i besohet sërish qeverisja e vendit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, do bëjmë gjithçka që të rinjtë të shkollohen, hiqet mesatarja, bursa 200 euro për student, çdo sipërmarrës do paguhen sigurimet për të rinjtë, një popull pa rini s’ka të ardhme, bashkitë s’mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros taksë. Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë. Tatim fitimi zbret nga 23 në 10%.