InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

“Ndryshimi nis nga secili prej nesh”, Klea Spaho: Të bashkohemi të gjithë për një Devoll që punon dhe fiton!

19 Prill, 2025
in Politikë
A A
“Ndryshimi nis nga secili prej nesh”, Klea Spaho: Të bashkohemi të gjithë për një Devoll që punon dhe fiton!

Nga Klea SPAHO

Të dashur banorë të Devollit,
që çdo ditë punoni tokën, që djersën e ktheni në bereqet, që me duart tuaja rritni shpresën e këtij vendi…

Devolli ynë i bukur, toka jonë pjellore, është sot më shumë se kurrë një dëshmi e dhimbjes dhe padrejtësisë. Varfëria ka pllakosur në çdo cep, dhe fermeri, ky shtyllë e ekonomisë sonë, është lënë në harresë.

Sot, fermerët e Devollit nuk marrin subvencione. Shteti që duhet t’u gjendet pranë, është i zhdukur. Prodhimet tona, të mbjella me mund dhe me shpresë, kalben në fushë apo hidhen në lumenj. Sepse tregu është i pushtuar nga importet, nga prodhimet e huaja që vijnë nga Serbia, ndërsa prodhimi ynë, djersa jonë, përçmohet.

A është e drejtë kjo?
A meriton Devolli një trajtim të tillë?

Mundimi i një viti të tërë, shpesh përfundon në plehra, jo sepse nuk është cilësor, por sepse nuk ka një shtet që ta vlerësojë, ta mbrojë dhe ta përkrahë. Nuk ka një qeveri që ta ketë zemrën me njerëzit e këtij vendi.

Por sot, ndryshimi është i mundur. Shpresa ekziston. Dhe ajo shpresë është Partia Demokratike. Është numri 1 në fletën e votimit. Është kthimi i buzëqeshjes për Devollin. Është shpërblimi i çdo pikë djerse të një fermeri, si dikur, në kohën kur qeveriste Doktor Sali Berisha, kur vendi ecte përpara, kur bujqësia kishte zë dhe mbështetje.

Ne nuk mund të rrijmë më duarkryq. Ne nuk mund të presim më.
Vota juaj është arma më e fortë që keni!
Mos e shisni, mos e humbni! Vota është gjëja më e shenjtë që ka një qytetar. Ajo vendos për fatin e fëmijëve tanë, për të ardhmen e të gjithë neve. Me një votë, ju mund të mposhtni varfërinë, të ktheni dinjitetin, të ndizni dritën e shpresës në çdo shtëpi devollite.

Ndryshimi nis nga secili prej nesh.
Të bashkohemi të gjithë për një Devoll që punon dhe fiton, jo që punon dhe humb!
Të bashkohemi për një Shqipëri që kujdeset për fshatin, për fermerin, për familjen!

Votoni numrin 1! Votoni Partinë Demokratike!
Ktheni shpresën në Devoll! Ktheni nderin, ktheni jetën, ktheni të ardhmen!

Të Lidhura

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025
Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025
Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë
Show Biz

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë

12 Tetor, 2025

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 12 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 12 Tetor 2025

12 Tetor, 2025

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com