Nga Ilir Kadia –
Vetvrasje! Një grua 41 vjeçare, nënë e tre fëmijve nga fshati Molisht i Beratit ka varur veten! Çerek orë para aktit ka njoftuar policinë në numrin 129 dhe i ka lënë amanet tre fëmijët e saj! Ky është lajmi që japin mediat!
Nuk ka hollësi të tjera!
Çfarë mund ta shtyjë një nënë të “tradhëtojë” kaq rëndë fëmijët e saj? Varfëria ndoshta i ka prishur mëndjen! Siç ja prishi dje një burri 35 vjeçar në Grekan të Gramshit që vrau gruan e tij! Se varfëria ta prish mendjen keqas! Shihja dje pamjet e shtëpisë të viktimës në Grekan ku ulërinte varfërija që vret dhe ulërija brenda vetes!
Alarm! Alarm o qeveri! Ndaloji shpenzimet për karrige, tullumbace e flamuj të kuq në mes të sheshit e bëji shtëpi në fshat! Alarm! Ndale planin për shkatërrimin e Teatrit dhe Muzeut Kombëtar dhe fondet për shkatërrim çoji për ndërtim spitali në fshat! Alarm! Alarm opozitë! Ndali fondet për lobim në Amerikë e çoji për shkollë e kopësht në fshat!
Alarm! Alarm për ty Televizion Kombëtar! Boll pagove miliona për mamtrapazë të fjalës në studio farfuritëse e sillna në ekran jetën e gruas që mjel lopën e punon tokën për të rritur shëndetshëm të ardhmen e fëmijve të saj!
Alarm! Alarm moj Shqipëri e gjorë që nuk po rresht së vetvrari!