Koalicioni i parë që u regjistrua sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ai mes Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Djathtas 2012, subjekte këto të drejtuara nga Dashamir Shehi e Enkelejd Alibeaj dhe e kanë pagëzuar atë “Djathtas për Zhvillim”.
Në marrëveshjën e nënshkruar thuhet se palët vendosën:
1. Emri i koalicionit është: “Djathtas për Zhvillim”
2. Shkronjat instore të Koalicionit do të jenë: “DZh”
3. Partitë përbërëse të koalicionit janë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Djathtas 2012
4. Sigla e koalicionit është sipas modelit bashkëlidhur kësaj marrëveshje. Marrëveshja është nënshkruar nga dy drejtuesit e subjekteve politike Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj.


