Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë PD, njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin.
Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.
KOKOE u bën thirrje të gjithë anëtarëve me të drejtë vote të marrin pjesë në votim për të shprehur vullnetin e tyre.