Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), Shpetim Axhami, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Pashkëve për besimtarët ortodoksë.
Në urimin e tij publik, Axhami thekson rëndësinë shpirtërore të kësaj dite të shenjtë, duke u shprehur me fjalë paqeje dhe harmonie për të gjithë besimtarët.
“Miq të dashur besimtarë ortodoksë,
Gëzuar Pashkët!
Në këtë ditë të shenjtë të Ngjalljes, ju uroj paqe të thellë shpirtërore, shëndet dhe begati në familjen tuaj.
Qoftë drita e kësaj dite të bekuar një udhërrëfyes për më shumë mirësi, harmoni dhe shpresë në jetën tuaj,” thuhet në mesazhin e tij.
Partia që ai drejton, Lëvizja e Legalitetit, ka vijuar traditën e urimeve për festat kryesore fetare, duke përcjellë mesazhe uniteti dhe respekti ndërfetar.
Urimi i Axhamit vjen në kuadër të festimeve të Pashkëve, një nga festat më të rëndësishme për komunitetin ortodoks në Shqipëri dhe më gjerë.









