InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përkujtohet Dr. Fuad Salih Myftia, figurë historike e Legalitetit dhe e antikomunizmit shqiptar

11 Shkurt, 2026
in Aktualitet
A A
Përkujtohet Dr. Fuad Salih Myftia, figurë historike e Legalitetit dhe e antikomunizmit shqiptar

Lëvizja e Legalitetit, përmes kreut të saj, z. Shpetim Axhami, ka përkujtuar figurën e Dr. Fuad Salih Myftisë, patriot nacionalist, antikomunist dhe drejtues për shumë vite i kësaj force politike, i cili u nda nga jeta më 10 shkurt 2007.

Dr. Fuad Salih Myftia lindi më 28 korrik 1924 në Shkodër, në familjen e njohur të Myftijëve, si bir i Kryemyftiut të Shkodrës dhe Kosovës, Salih Efendi Myftiu. Që në moshë të re u angazhua në aktivitetin antifashist, për çka u arrestua në shtator të vitit 1943. Më pas, së bashku me të atin, iu bashkua njësive luftarake zogiste në Shkodër.

Pas largimit nga Shqipëria më 28 nëntor 1944, Dr. Myftia u vendos fillimisht në Itali, ku kreu studimet universitare në Universitetin e Firences në degën e drejtësisë, duke përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1951, me bursë të Mbretit Zog I. Në vitin 1958 u vendos përfundimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për gjashtë mandate radhazi drejtoi Partinë Lëvizja e Legalitetit në diasporë.

Pas rënies së regjimit komunist, në fund të vitit 1991, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar në rikrijimin e Legalitetit, ndërsa në vitin 1993 u zgjodh Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.

Gjatë gjithë jetës së tij, Dr. Fuad Salih Myftia mbeti besnik i idealeve zogiste, duke iu përkushtuar familjes, kombit, atdheut dhe institucionit të Mbretërisë Shqiptare. Ai u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në New York dhe u varros me nderime në varrezat e Queens-it, përkrah figurave të shquara të Legalitetit si Abaz Kupi dhe Abedin Mulosmani.

Në ditën e lamtumirës së fundit, familja Myftiu dhe miqtë e tij morën një telegram ngushëllimi nga Naltmadhëria e Tij, Mbreti Leka Zogu I, i cili vlerësonte kontributin e Dr. Myftisë si një legalist besnik dhe luftëtar të vendosur antikomunist, duke e cilësuar humbjen e tij si një humbje të madhe për çështjen kombëtare dhe Mbretërinë Shqiptare.

Figura e Dr. Fuad Salih Myftisë mbetet një nga shtyllat historike të Legalitetit dhe një emër i respektuar në historinë e rezistencës antikomuniste shqiptare.

Të Lidhura

Bie tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Kukës
Aktualitet

Bie tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Kukës

11 Shkurt, 2026
Parashikimi i motit, 11 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 shkurt 2026

11 Shkurt, 2026
Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët
Aktualitet

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët

10 Shkurt, 2026
“Po shpikni imunitet hyjnor”/ Vendimi për Ballukun përplas gazetaren dhe ish-deputetin e PS: Ke ardhur për show këtu?
Aktualitet

“Po shpikni imunitet hyjnor”/ Vendimi për Ballukun përplas gazetaren dhe ish-deputetin e PS: Ke ardhur për show këtu?

10 Shkurt, 2026
EMRI/ I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova!
Aktualitet

EMRI/ I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova!

10 Shkurt, 2026
Pronari i “15-katshit” në Tiranë paraqitet në SPAK!
Aktualitet

Pronari i “15-katshit” në Tiranë paraqitet në SPAK!

9 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Përkujtohet Dr. Fuad Salih Myftia, figurë historike e Legalitetit dhe e antikomunizmit shqiptar
Aktualitet

Përkujtohet Dr. Fuad Salih Myftia, figurë historike e Legalitetit dhe e antikomunizmit shqiptar

11 Shkurt, 2026

Bie tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Kukës
Aktualitet

Bie tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Kukës

11 Shkurt, 2026

Parashikimi i motit, 11 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 shkurt 2026

11 Shkurt, 2026

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët
Aktualitet

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët

10 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com