Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë 24 orëve të ardhshme priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, që nga orët e para të ditës deri rreth mesditës. Në zonat veriperëndimore, reshjet do të shoqërohen herë pas here me shtrëngata.
Nga orët e mesditës dhe kryesisht në mbrëmje, përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug të vendit parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët. Ndërkohë, në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në verilindje dhe juglindje të vendit priten reshje dëbore të lehta.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, mund të arrijë deri në 17 m/s.











